Bota15 Qershor 2022, 12:06

BE sanksione ligjore kundrejt Britanisë së Madhe

Shkruar nga Pamfleti

Bashkimi Evropian ka njoftuar ditën e sotme  se do të rifillojë veprimet ligjore kundër Britanisë së Madhe lidhur me një projektligj të prezantuar nga Londra e cila do të anashkalonte pjesë të traktatit mbi marrëveshjen e Brexit.

Projektligji që ka propozuar  Mbretëria e  Bashkuar, synon të heqë kontrollet doganore për disa mallra që hyjnë në Irlandën e Veriut nga ana tjetër e Britanisë se Madhe. Kjo sipas BE  anashkalon një pjesë të traktatit  që kryeministri Boris Johnson nënshkroi me Bashkimin Europian dy vjet më parë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

BE-ja ka deklaruar se vendimi i njëanshëm i Mbretërisë së Bashkuar është në kundështim me ligjin ndërkombëtar, duke shkelur kështu  Protokollin e Irlandës së Veriut ,pjesë e marrëveshjes së Brexit që e mban Irlandën e Veriut në tregun e përbashkët të BE-së për mallra.

Bashkësia e  27-vendeve europiane  do të rifillojë procedurën e shkeljes kundër qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar , pasi vitin e kaluar  Britania tejkaloi periudhën  mospagimi që zbatohet për tregtinë në ishullin e Irlandës. Për më tepër BE-ja pritet  që  të nisë veprime të mëtejshme kundër Britanisë për një dështim për të kryer kontrollet e nevojshme sipas rregullave të BE-së dhe për të ofruar të dhëna statistikore tregtare siç kërkohet nga protokolli.

Bota #UK Bashkimi Europian BE Britania e Madhe