Showbiz15 Janar 2023, 09:19

Befason Butrint Imeri, mbështet për herë të parë publikisht Kiara Titon

Shkruar nga Pamfleti
Befason Butrint Imeri, mbështet për herë të parë

Butrint Imeri, artisti nga Kosova, i cili prej vitesh përflitet për një lidhje dashurie me moderatoren nga Shqipëria, tani banore në “Big Brother VIP Albania”, Kiara Tito, ka bërë një veprim të papritur ndaj saj.

Pas spektaklit të mbrëmshëm, Butrinti ka shpërndarë një foto të Kiarës dhe sipër ka vendosur një ’emoji’ kurore që ka kuptimin e një ‘mbretëreshe’.

Veprimi i Butrintit vjen pas një sërë dinamikash në shtëpinë e famshme që është përfshirë pikërisht Kiara.

Moderatorja që nga hyrja në BBVA ka qenë në fokus të banorit tjetër, këngëtarit Luiz Ejlli, i cili po tenton në çdo mënyrë që ta bëjë për vete.

Ndërkohë, historinë e dashurinë me Butrintin, Kiara e ka përmendur ditë më parë me disa prej banorëve.

Pa e përmendur emrin e tij, Kiara tha se këngëtari ‘ka qenë personi i duhur në kohë të gabuar’.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat mes tyre, nëse Butrinti e ka bërë për të marrë vëmendje që ka shkaktuar ky edicion, apo mund të ketë ende diçka mes tij dhe prezantueses.

Showbiz BBV butrint imeri