Aktualitet21 Maj 2018, 22:21

Befason deputeti socialist: PD ka caktuar një grup me ish-policë për të më përgjuar

Shkruar nga Pamfleti
Befason deputeti socialist: PD ka caktuar një grup me ish-policë

Befason deputeti socialist: PD ka caktuar një grup me ish-policë për të më përgjuar

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i ftuar në “Tonight Ilva Tare”, tha se ka informacione se synohet të vihet nën monitorim nga Partia Demokratike.

Balla: Jo vetëm Fatmir Xhafajt, por edhe unë, apo edhe kolegë të tjerë në drejtim të Partisë Socialiste, jemi nën sitën apo monitorimin e personave të paguar nga Partia Demokratike për të shpikur histori.

Jo më larg se para disa ditësh nga një koleg i PD jam informuar për një mbledhje në një grup të ngushtë për t’u vënë në monitorimin e një grupi të caktuar që përbëhet nga disa ish-policë.

E deklaroj me përgjegjësi. Këta synojnë të bëjnë survejime, përgjime të paligjshme.

PD është e përfshirë në një veprim të paligjshëm shantazhimi ndaj ministrit të Brendshëm.

Aktualitet grup ish-policësh PD Përgjim i paligjshëm Taulant Balla