Bota 6 Shkurt 2019, 11:05

Befason Papa, pranon për herë të parë abuzimin seksual mes murgeshave dhe priftërinjve

Shkruar nga Pamfleti
Befason Papa, pranon për herë të parë abuzimin seksual mes

Befason Papa, pranon për herë të parë abuzimin seksual mes murgeshave dhe priftërinjve

Papa Fançesku pranon për herë të parë ngjarjen shokuese për abuzimin seksual të murgeshave nga klerikët, ndërsa shtoi se ka pasur raste qëato janë mbajtur si skllave seksuale.   

Ai pranoi se priftërinjtë dhe peshkopët abuzuan seksualisht me murgeshat, por tha se Kisha ishte në dijeni të çështjes dhe po përpiqet ta zgjidhë.

Papa Françesku i bëri këto komentet të martën para gazetarëve gjatë vizitës historike në Lindjen e Mesme.

Ai tha se paraardhësi i tij, Papa Benedikti, u detyrua të mbyllte një kongregacion të tërë me murgesha që u abuzuan nga priftërinjtë.

Zëdhënësi për shtyp i Vatikanit, Alessandro Gisotti  tha për CBS neës se çështja në fjalë kishte ndodhur në Francë.

Papa Françesku tha se abuzimi seksual i murgeshave ndodhi në “kongregacione të caktuara, kryesisht ato të reja”.

Bota abuzim sekual klerik Papa