Bota20 Dhjetor 2022, 09:38

Befason Zelensky: Jam gati për një ndeshje boksi me Putinin!

Shkruar nga Pamfleti
Befason Zelensky: Jam gati për një ndeshje boksi me Putinin!

Presidenti ukrainas, Vladimir Zelensky është shprehur se do të pranonte një ndeshje boksi me Putinin. “Gjithmonë gati,” tha ai për kanalin televiziv francez TF1.

Pyetja iu bë pasi gazeta Le Monde raportoi se presidenti francez Emmanuel Macron i kishte thënë Putinit se do të stërvitej me boks.

Ky i fundit ia kishte kthyer që të imagjinonte sikur po grushtonte Zelensky-n.

“A është gati për një duel me Putinin 70-vjeçar?”, u pyet presidenti ukrainas.

“Nesër, nuk më intereson”, tha Zelensky duke qeshur.

 “Ky atëherë do të ishte samiti i fundit për presidentin e Federatës Ruse,” vazhdoi ai.

Bota Putin Zelensky