Politike24 Tetor 2022, 16:46

Begaj dekretoi 14 majin për "Vendoret", kur është afati i fundit për regjistrimin e partive politike në KQZ?

Shkruar nga Pamfleti
Begaj dekretoi 14 majin për "Vendoret", kur është afati

Begaj dekretoi 14 majin për "Vendoret", kur është afati i fundit për regjistrimin e partive politike në KQZ?

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme 14 majin si datën për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Kreu i Shtetit u kërkoi palëve politike që të shkojnë drejt kësaj date me përulësi dhe respekt ndaj qytetarëve dhe kundërshtarëve politikë, ndërsa votuesve të mirë-informohen mbi alternativat politike dhe ushtrimin e së drejtës së votës, të pandikuar nga interesa, që cënojnë votën dhe vullnetin e lirë.

Sipas Begajt, “është koha për të demonstruar përkushtim dhe bashkëpunim institucional, pjekuri politike dhe përgjegjshmëri qytetare”.

Por, kur duhet të regjistrohen partitë në KQZ?

Jo më vonë se 30 ditë nga dekretimi i datës së zgjedhjeve, KQZ-ja dhe Ministria e Brendshme, që mbulon shërbimin e Gjendjes Civile, duhet të publikojnë në faqet përkatëse zyrtare të internetit ekstraktin e zgjedhësve në shkallë vendi. Çdo parti politike duhet të paraqesë kërkesën për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në KQZ jo më vonë se 70 ditë përpara datës së zgjedhjeve, çka tregon se 6 marsi është data e fundit e partive politike për t’u regjistruar në zgjedhje.

Për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për çdo lloj zgjedhjeje, një parti politike duhet të paraqesë në KQZ:

Politike Bajram Begaj KQZ