Aktualitet 6 Tetor 2022, 11:01

Begaj ftoi në takim përfaqësuesin e Berishës, Balla i tërheq vëmendjen: Presidenti nuk mund të dalë mbi vendimet e gjykatave

Shkruar nga Pamfleti
Begaj ftoi në takim përfaqësuesin e Berishës, Balla i

Kryetari i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla është pyetur ditën e  sotme nga gazetarët a duhet të marrë  shembull PS-ja nga presidenti Bajram Begaj, për të bashkëpunuar edhe me PD-në e Berishës.

Balla u përpoq të mbronte veprimin e presidentit Begaj, i cili priti të mërkurën në Presidencë edhe përfaqësuesin e grupit të Sali Berishës, Oerd Bylykbashin.

Por në përgjigjen e tij, Balla la të nënkuptohet se ky takim nuk i ka lënë shije të mirë socialistëve që Berishën e konsiderojnë si “të vdekur politikisht” pas statusit “non grata”, duke i kujtuar presidentit se duhet të respektojë vendimet e gjykatave.

Unë nuk di kë ka pritur zoti Begaj se nuk mbaj regjistrin kush hyn e kush del nga presidenca. Di që të gjitha autoritetet në këtë vend përfshi dhe presidentin respektojnë ligjin dhe gjykatat. Në këtë këndvështrim mendoj se kryetari i grupit parlamentar janë zoti Alibeaj, Mediu dhe Doda. Tradita e konsultimeve për datën e zgjedhjeve vendore përfshin kryetarët e grupeve parlamentare. Nëse deputetë të caktuar kërkojnë takime me presidentin, mendoj që edhe deputetët e mi kanë kërkuar takime me presidentin por mund të pyesni atë”, tha Balla.

Ai ja bëri të qartë presidentit se gjykata nuk e ka njohur akoma Berishën si kryetar të partisë. Sipas Ballës, presidenti duhet të zbatojë vendimet e gjykatave.

As presidenti askush tjetër nuk mund të dalë mbi vendimet e gjykatave dhe çështjet e brendshme të një partie politike. E rëndësishme është që presidenti e ktheu presidencën në normalitet”, tha ai.

Reagimi i tij vjen në një kohë, kur Presidenti duket se po mundohet të negociojë me grupin e Berishës. Përveç Bylykbashit, Begaj dje u takua dhe me kryebashkiakun e Shkodërs, Bardh Spahia.

Kryesore #Begaj Balla Berisha PS