Politike15 Gusht 2022, 12:52

Begaj: Njohja e pavarësisë së Kosovës, kusht për anëtarësimin në BE të Serbisë!

Shkruar nga Pamfleti
Begaj: Njohja e pavarësisë së Kosovës, kusht për

Moti i keq, Begaj thirrje institucioneve: Përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi!

Presidenti Bajram Begaj ka vlerësuar qëndrimin e Presidencës dhe qeverisë së Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, “si e vetmja mënyrë që të bëhet e qartë se realiteti i Kosovës së pavarur është i pakthyeshëm dhe i pandryshueshëm”.

Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën për shtyp pas takimit me Vjosa Osmanin, Begaj ka ruajtur të njëjtin qëndrim si kancelari Scholz kur tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE.

“Formula e zgjidhjes së dialogut Serbi-Kosovë, e shprehur nga Presidenti Biden, si “marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve, e fokusuar në njohjen reciproke”, apo qëndrimi i ripërsëritur i Kancelarit Gjerman Scholz se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia është kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE – janë inkurajuese në përpjekjet tona që rezultati përfundimtar të jetë një Marrëveshje e detyrueshme ligjore, që përcakton qartësisht njohjen e ndërsjellë, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe BE, si dhe trajtim të drejtë të minoriteteve, konform Kushtetutës së Kosovës”, tha Begaj.

Në vizitën zyrtare në Prishtinë, Begaj pati një mesazh të qartë edhe për palën kosovare kur tha se duhet të punohet intensivisht për të vënë në zbatim marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Vlerësuam se bashkëpunimi i shkëlqyer midis shteteve, qeverive dhe institucioneve tona në kuadër të mbledhjeve të përbashkëta, bashkëpunimit ndërparlamentar apo në kuadër më të gjerë ndërinstitucional, duhet të vijohet me punë intensive dhe të matshme për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve”- tha Begaj, duke shtuar se dy vendet duhet të vijojnë përpjekjet për të shfrytëzuar maksimalisht potencialet tona ekonomike.

Politike Bajram Begaj BE dialog Kosove Serbi