Politike27 Nëntor 2022, 15:20

Begaj përshëndet mbledhjen historike e dy kuvendeve Prishtinë-Tiranë: Dy shtete, një Komb!

Shkruar nga Pamfleti
Begaj përshëndet mbledhjen historike e dy kuvendeve

Mbledhja historike e dy kuvendeve Prishtinë-Tiranë, Begaj: Dy shtete, një Komb!

Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka përshëndetur mbledhjen historike mes dy kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë, në virgjile të 110 vjetorit të pavarësisë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, Begaj shkruan se fryma dhe mesazhet vëllazërore të përcjella në këtë Kuvend të përbashkët duhet të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror. Ne vërtet jemi dy shtete, por jemi një komb, rikujton Presidenti.

“Përshëndes nga zemra seancën e përbashkët të Kuvendeve të Shqipërisë dhe Kosovës, zhvilluar sot në vigjilje të Ditës së Flamurit dhe 110-vjetorit të Ditës së Pavarësisë.

Fryma dhe mesazhet vëllazërore të përcjella në këtë Kuvend të përbashkët duhet të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror. Vërtet jemi dy shtete, por mbi të gjitha jemi një Komb, një Komb i cili sot kremton i lirë Ditën e Flamurit dhe është Sovran dhe Zot i fateve të veta.

Urime të gjithë deputetëve të Kuvendeve të Shqipërisë e të Kosovës për kontributin që japin për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve ndërshtetërore!”– shkroi Bajram Begaj.

Politike Bajram Begaj Kosove Shqiperi