Bota18 Qershor 2018, 13:53

Bëhet plani i BE-së për emigrantët, në bisedë përfshihet edhe Shqipëria

Shkruar nga Pamfleti
Bëhet plani i BE-së  për emigrantët, në bisedë

Bëhet plani i BE-së për emigrantët, në bisedë përfshihet edhe Shqipëria

Kroacia është gjendur rastësisht ndërmjet diskutimeve të forta që kanë plasur në koalicionin e kancelares Gjermane Merkel.

Prej ditësh, shefja e qeverisë gjermane është përplasur me ministrin e Jashtëm, Horst Seehofer për çështjen e emigrantëve. Deutsche Welle raporton, se në mes të replikave është homologu kroat, Davor Bozhinoviç, i cili ndodhet në Berlin për një vizitë zyrtare.

Sipas Bozhinoviç, Krocia është një nga vendet me sigurinë më të lartë të kufijve në mbarë Europën. Më tej ai ka shtuar, se nuk do të pranojë shndërrimin e Kroacisë në një qendër pritjeje për refugjatët, nëse Gjermania vendos të mbyllë kufinjtë.

Ministri i jashtëm kroat ka folur edhe për Ballkanin, i cili sipas tij mund të kthehet në “hot spot” për emigrantët. Bozhinoviç, shton se është parë si mundësi krijimi i një pike regjistrimi në Shqipëri.

Bota