Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në shkollën nëntëvjeçare “Dan Bajrami”, e cila është rikonstruktuar pas dëmeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit.
Rama ka bërë një lojë basketball me nxënësit e shkollës në palestrën e re, duke i mësuar si të bëjnë kosh. Disa prej tyre nuk kanë bërë kosh, duke e vënë drejtoreshën në siklet, e cila është justifikuar menjëherë se nxënësit nuk kanë pasur më parë palestër për t’u ushtruar.
Më pas Rama është shprehur se e ka të thjeshtë që t’i mësojë, por vetë është në gjendje të keqe sportive.
Rama u shpreh: “Të gjithë jeni të mirë? Mirë jepi topin kësaj që tha se është shumë e mirë. Hajde këtu, rri drejt! Hajde tjetri. Nuk është kollaj, tani unë që iu jap mend juve, shie shihe sa keq jam vetë. Se është kollaj me dhënë mend. E sheh që dhe unë nuk e bëj dot aq kollaj”.