Sport16 Janar 2023, 17:39

Bekim Balaj prezantohet te Vllaznia: Kam ardhur t’i dhuroj Shkodrës titullin kampion

Shkruar nga Pamfleti
Bekim Balaj prezantohet te Vllaznia: Kam ardhur t’i dhuroj Shkodrës

Sulmuesi i Kombëtares, Bekim Balaj, ka zgjedhur skuadrën e Vllaznisë për tu rikthyer në Superiore. Gjatë një konference për mediat, ai u shpreh se ishte një zgjedhje zemre nga fakti se është skuadra e qytetit të tij, por edhe se ishte i bindur nga projekti.

Balaj tha gjithashtu se shpresonte që ti jepte Vllaznisë titullin kampion dhe që të shënonte sa më shumë gola. Sulmuesi i kombëtares shtoi ndër të tjera, se e shihte paraqitjen e tij te Vllaznia si një mundësi për tu futur sërish në listën e Kombëtares.

Mund t’i quaj të ngjashme me atë që kam veshur për herë të parë fanellën. Disa nuk ishin të bindur që kisha firmosur madje. Vllazninë e ndjek gjithmonë. Këtu ka një projekt serioz që më bën pjesë dhe mua. Shkodra është gati për t’u shpallur kampion. Sulmuesi për gola merret. Shpresoj që të bëj sa më shumë, por si fillim duam titullin. Unë vetëm dje kam bërë stërvitjen me ekipin, por do të jem gjithmonë gati. Dëshira është e madhe si çdo shkodran për të fituar titullin kampion. Fitimi i Kupës ndoshta nuk të jep më emocione. Është herët për të thënë. Nuk kam ardhur në Shkodër për ta mbyllur. Ndoshta do ta mbyll te Vllaznia pas disa vitesh, por është herët. Shkodra më ka dhënë shumë gjëra. Mund të më japë sërish një vend në Kombëtare. Dihet që tifozëria shkodrane i jep mbështetje Vllaznisë gjithmonë. Shpresoj që të arrijmë një fitore që ta mbushim sa më shpejtë stadiumin”, u shpreh Balaj.

Sport #Balaj kampion Vllaznia