Sport23 Qershor 2018, 15:57

Belgjika argëtohet me Tunizinë, belgët kanë potencial të jashtëzakonshëm

Shkruar nga Pamfleti
Belgjika argëtohet me Tunizinë, belgët kanë potencial

Belgjika është një ekip pretendent për fitimin e botërorit. Skuadra belge me fitoren 5-2 kundër Tunizisë ka bindur jo pak me ndeshjen e zhvilluar ndryshe nga ekipet e tjera. Skuadra është e përbërë nga yje dhe luan lirshëm. Një ndeshje e gjitha për t’u shijuar ajo ndërmjet Belgjikës dhe Tunizisë. 

Pjesa e parë- Skuadra belge arriti të mbyllte në fitoren pjesën e parë kundër ekipit të Tunizisë, pasi shënoi shumë shpejt falë golave të Hazard-it dhe Lukakut. Lojtari i Chelseas zhbllokoi rezultatin me penalltinë në minutën e 6-të, më pas ishte Lukaku që dyfishoi shifrat në minutën e 16-të me një supergol.

Tunizia reagoi menjëherë me Bron në aksionin pasardhës duke ngushtuar diferencën. Ndeshja ishte e pafat për skuadrën e Tunizisë, pasi dy nga lojtarët u dëmtuan duke dalë jashtë. Tunizia ka vetëm 1 zëvendësim në pjesën e dytë.  Kur u mendua se gjithçka po shkonte me rezultatin 2-1 në dhomat e zhveshjes ishte “bisha” Romelo Lukaku që shënoi sërish duke shënuar golin e dytë personal të ndeshjes, por dhe të 3 për skuadrën e Blegjikës. Skuadra belge duket se arrin kualifikimin me këtë rezultat. 

Pjesa e dytë – Nuk ndryshoi asgjë nga pjesa e parë, pasi Belgjika ishte në kontroll të lojës. Hazard shënon golin e dytë personal në minutën e 51, ndërsa belgët vazhdojnë aksionet drejt portës tuniziane. Trajneri i Belgjikës zëvendësoi Lukakun dhe Hazardin  për t’i dhënë mundësi Batshuayit për të shënuar. E gjithë skuadra luajti për të. Sulmuesi gaboi shumë herë derisa gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 90-të. Tunizianët shënuan dhe golin e nderit me Khazrin. Belgjika kualifikohet nga grupi, Tunizia pret biletën. 

Belgjikë – Tunizi 5-2
Shënues: Hazard 6′ (pen), 51′, Lukaku 16′, 45’+1, Batshuayi 90’/ Bron 18′, Khazri 90’+3′

Belgjika: Kortua, Vertongen, Bojata, Alderveireld, Karasko, Vitsel, De Bryne, Munier, Hazard, Lukaku, Mertens

Tunizia: Ben Mustafa, Bron, Ben Jozef, Meria, Malul, Kaui, Skiri, Sasi, Ben Juzef, Khazri, Badri

Sport Belgjika Hazard Lukaku Tunizia