Bota 3 Gusht 2022, 08:43

Belgjika ngrin asetet ruse me vlerë mbi 50 miliardë euro

Shkruar nga Pamfleti

Belgjika ngrin asetet ruse me vlerë mbi 50 miliardë euro

Belgjika ka ngrirë mbi 50 miliardë euro të aseteve financiare ruse.

Sipas një hetimi të përbashkët të gazetave belge ‘L’Echo’ dhe ‘De Tijd’, Belgjika ka ngrirë asetet financiare të 1.229 personave dhe 110 subjekteve, masë e ndërmarrë pas sanksioneve të Bashkimit Evropian (BE) për shkak të luftës së Rusisë ndaj Ukrainës.

Totali i aseteve të ngrira aktualisht arrin në 50.5 miliardë euro, shifër e rritur nga 3.5 miliardë euro të raportuara në muajin prill.

Autoritetet belge gjithashtu kanë bllokuar transaksione financiare me vlerë 217.1 miliardë euro.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
BE-ja ka vendosur 7 grupe sanksionesh kundër Rusisë që kur Moska filloi luftën e saj kundër Ukrainës më 24 shkurt.

Paketat vendosin një ndalim udhëtimi dhe ngrirje të aseteve për personat përgjegjës për luftën, ndër të tjera duke synuar presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e jashtëm, Sergey Lavrov. Masat po ashtu përfshijnë sanksione ekonomike, të tilla si ndalimi i importit të arit, naftës dhe qymyrit, eksporti i mallrave luksoze, si dhe përjashtimi i bankave ruse dhe bjelloruse nga përdorimi i sistemit të pagesave ndërkombëtar SWIFT.

Bota #lufta në Ukrainë Asetet ruse Belgjika