Politike 8 Prill 2022, 22:37

Belind Këlliçi në krye të PD-së? Deputeti nuk përjashton mundësinë nëse tërhiqet Berisha

Shkruar nga Pamfleti
Belind Këlliçi në krye të PD-së? Deputeti nuk

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, nuk e ka përjashtuar mundësinë se një ditë ai mund të tentojë të marrë kreun e Partisë Demokratike.

Në një intervistë në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Këlliçi tha se kjo do të ndodhë kur të largohet Berisha nga politika.

Arian Çani: Sa shanse ka të bëhesh kryetar i ri i PD-së nëse doktori tërhiqet nga gara?

Belind Këlliçi: Kjo do të ishte interesante, ky është i vetmi skenar. Por doktori njihet për një detaj që unë kam thënë dhe këtu tek ty: Nuk bën hap pas, nuk e njeh indjetron.

Arjan Curi: Nëse doktori do të tërhiqej, por do të caktonte Këlliçin, ka shumë shanse.

Arian Çani: Jo, pa caktuar njeri po flasim, në këtë kohë që po flasim?

Arjan Curi: Është 50 me 50.

Arian Çani: Pse kush e konkurron Këlliçin brenda Partisë Demokratike?

Arjan Curi: Brenda PD-së nuk e konkurron njeri sepse konkurrimet bëhen brenda foltores, pastaj nga ana tjetër janë Gazi, Alibeaj dhe Jorida, këta nuk e konkurrojnë dot. Brenda foltores mund të ketë 2.

Politike Berisha kellici