Aktualitet 2 Tetor 2022, 11:13

Ben Blushi: Helidon Haliti, piktori pa thonj!

Shkruar nga Pamfleti
Ben Blushi: Helidon Haliti, piktori pa thonj!

Po ca helmetash ke? Kinezë, rusë, amerikanë shumë gjermanë, nazistë. Paske vetëm pushtuesit, thashë unë. Më mirë pushtues se i pushtuar, tha Helidoni

Shkruan Ben Blushi

Shkova te Helidon Haliti. Në studio

Do më fotografosh, tha

Do të fotografoj, i thashë

Ku të rri, më pyeti

Rri mes dy portreteve të tua, i thashë

Jam mirë kështu?

Je mirë por nuk ka dritë sa duhet, thashë unë

Dritë ka po se ke gjë aparatin, tha Helidoni

Aparati është i mirë po këtu s’ka dritë, thashë unë

Merr aparatin tim është Nikon, tha Helidoni

Edhe unë Nikon kam, thashë unë

Po si t’ja bëjmë, tha Helidoni

Dalim jashtë në diell, thashë unë

Si të duash ,tha Helidoni

Unë do marr karrigen ti merr dy portrete dhe katër gozhda,

Po gozhdat pse, me pyeti

Ti varim portretet aty te muri i autostradës, thashë unë

I varim, tha Helidoni

Gjithmonë kaq i urtë ke qenë, e pyeta

Kam qenë shumë i prapë, tha Helidoni

Ça bëje i vogël, e pyeta

Një herë u vara pas një karrocë me kuaj për të kaluar shokët që kishin ikur para meje në plazh

Edhe ç’të ndodhi?

Kur doja të frenoja ula këmbët dhe më ranë të dhjetë thonjtë e gishtave u bëra gjak

Po tani ke më thonj ?

Kam nëntë, njëri nuk më ka dalë, jam pa thua

Piktorëve sju duhen thonjtë vetëm gishtat, thashë unë

Politikanëve ju duhen thonjtë, tha Helidoni

Sa portrete i ke bërë vetes?

Shumë, tha Helidoni

Pse e vizaton veten me helmeta, e pyeta

Më shkojnë, kam lloj lloj helmetash, tha Helidoni

Ke turq, e pyeta

Jo tha nuk kam fqinjë as turq, as grekë, as italianë as serbë

Po ca helmetash ke?

Kinezë, rusë, amerikanë shumë gjermanë, nazistë

Paske vetëm pushtuesit, thashë unë

Më mirë pushtues se i pushtuar, tha Helidoni

Sa herë e ke shitur veten?

Nuk e shes veten, nuk i shes këto portrete

Sa punë ke bërë gjithsej?

Më shumë se 1200

Ku shet tani?

Tani po shes në Dubai

Çfarë shet në Dubai?

Shes NFT

Çfarë është NFT

Non Refundable Token, një vepër digjitale unike dhe e patransferueshme

Pra ti do shesësh art virtual?

Po, tha Helidoni

Ndoshta pas 30 vitesh nuk do ketë më kanavaca, thashë unë

Nuk ndodh kjo, kompanitë që shesin bojëra nuk do e lejojnë kurrë

Kështu mendonin dhe shtypshkronjat dikur, por tani gazetat i kemi në celular, thashë unë

Nuk ndodh kjo, tha Helidoni

është njëlloj si muzika, tani kompozohet në kompjuter s’ka më nevojë për partiture dhe piano

Kjo do të thotë të mbytet arti, tha Helidoni

Nuk besoj se mbytet por do ndryshojë stilin e notit, thashë unë

A e di që njëherë desh jam mbytur për shkak të babait tënd, tha Helidoni

Kur kështu, e pyeta

Babai im Faslliu shkoi në Divjakë me babain tënd

E di që ishin shumë miq, thashë unë

Faslliu filloi ti recitonte Kicos poezitë e veta ndërsa unë u futa në det

Edhe u mbyte?

Isha tre vjeç, tha Helidoni

Kush të shpëtoi Kico apo Faslliu?

Faslliu, tha Helidoni

Epo me siguri Kico i ka thënë, thashë unë

Ore ju tha kamarieri se ata të dy as e kishin mendjen te unë, tha Helidoni

Sma ka thënë Kico këtë ngjarje e sajon ti, thashë unë

Po si e sajoj, ti ke qenë vetë aty, tha Helidoni

Nuk kam qenë, thashë unë

Ore ke qenë,

Ore nuk kam qenë

E mbaj mend që ke qenë,

Nuk kam qenë, thashë unë

Ore nuk gënjej, tha Helidoni

Po ku mban mend gjë ti u mbyte, thashë unë

E shef që ke qenë, tha Helidoni

Forum Ben Blushi