Politike23 Dhjetor 2022, 12:12

Benet Beci kandidat për Bashkinë e Shkodrës? Gjiknuri: Do ishte personi më i përshtatshëm!

Shkruar nga Pamfleti
Benet Beci kandidat për Bashkinë e Shkodrës? Gjiknuri: Do ishte

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri është shprehur se Benet Beci është një emër i përshtatshëm si kandidat i PS-së për Bashkinë e Shkodrës.

Këtë deklaratë Gjiknuri e bëri teksa u pyet dhe në lidhje me kandidaturat e socialistëve për zgjedhjet vendore të 14 Majit gjatë konferencës për gazetarët.

Mund të ketë shumë deputetë që do të donin që të konkurronin si kryetar bashkie, Beneti është një kandidaturë e mirë, do i bënte nder Shkodrës. Nuk po konfirmoj që do të jetë Beneti pasi do t’i nënshtrohen një procesi konsultim brenda partisë por do t’i bënte nder Shkodrës. Mendoj se është një kandidat shumë i përshtatshëm”, tha ai.

Gjiknuri ka folur edhe në lidhje me votimin elektronik që parashikohet të mbahet në zgjedhjet lokale.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se ishte e pamundur që Shqipëria të aplikonte votimin elektronik në të gjitha bashkitë pasi kjo do të kushtonte miliona dollarë duke shtuar se vendi aktualisht është në vështirësi ekonomike dhe nuk i ka kushtet e duhura.

Politike bashkia e Shkodrës Gjiknuri