Aktualitet 4 Tetor 2018, 14:48

Bëni gati valixhet! Nis ‘fshesa’ e largimit për drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave, Rama mesazh paralajmër

Shkruar nga Pamfleti
Bëni gati valixhet! Nis ‘fshesa’ e largimit për

Bëni gati valixhet! Nis 'fshesa' e largimit për drejtorët dhe nëndrejtorët e shkollave, Rama mesazh paralajmërues Nikollës

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar furtunë largimesh në radhët e drejtorëve dhe nëndrejtorëve të shkollave, duke pranuar se nuk janë të duhurit.

Gjatë ceremonisë së inaugurimit të Shkollës së Drejtorëve të institucioneve të arsimit parauniversitar, ai u shpreh se pjesa më e madhe e atyre që shërbejnë nuk janë për punën që i është ngarkuar.

Rama e ka bërë këtë deklaratë të fortë në sy të ministres së Arsimit, Lindita Nikolla, duke paralajmëruar njëkohësisht edhe këtë të fundit për situatën në të cilën ndodhet arsimi në vend. 

“Kemi shumë drejtorë dhe nëndrejtorë që nuk janë për atë punë. Shkolla e drejtorëve nuk do jetë thjesht një institucion, por do jetë një vend ku Fondi ka siguruar ekspertizën më të mirë ndërkombëtare, metodologjitë dhe praktikat më të mira të trajnimeve të drejtorëve të shkollave, sepse këtë që ne bëjmë sot, bota e ka bërë shumë kohë më parë“, u shpreh Rama.

Aktualitet arsimi drejtoret e shkollave Edi Rama