Aktualitet 5 Shtator 2018, 09:28

Bëni kujdes nga akulli nëpër lokale, shkakton këtë sëmundje të rrezikshme

Shkruar nga Pamfleti
Bëni kujdes nga akulli nëpër lokale, shkakton këtë

Bëni kujdes nga akulli nëpër lokale, shkakton këtë sëmundje të rrezikshme

Në ditët e nxehta të verës, uji apo pijet e ndryshme shoqërohen me akull. Edhe pse ne e blejmë ujin për të mos konsumuar atë të rrjetit publik, rrezikojmë që mikrobet apo infeksionet t’i marrim nga akulli.

Mjekët infeksionistë thonë se javët e fundit ka raste të shtimit të hepatitit A, që përhapet më së shumti nga uji dhe hedhin dyshimet se është pikërisht akulli përgjegjës. Prodhimi i akullit me ujë të pakontrolluar, nuk është një problem i ri. Tre vite më parë, një hetim i Institutit të Shëndetit Publik, zbuloi se uji me të cilin ishte prodhuar akulli shfaqte shenja të “Steptokokut fekal”, gjë që tregon se, uji kishte ndotje nga ujërat e zeza ose ishte i ndenjur në depozita.

Mjeku Pëllumb Pipero thotë për KlanPlus se shumë raste të sëmundjeve infektive sidomos në verë vijnë për shkak të ndotjes së ushqimeve dhe ujit. Javën e kaluar 11 persona ju drejtuan Spitalit Infektiv për shkak të helmimit ushqimor nga konsumimi i sufllaqeve me mish në një Fast-Food në zonën e ish-Bllokut.

 

Shendeti