
“Bëni pyetjen tuaj”, Klop nuk i mban nervat, trajneri i Liverpulit grindet me gazetarin (Video)
Jurgen Klop po ndjen presionin e momentit negativ që po kalon te Liverpuli. Skuadra angleze renditet në vendin e dhjetë, 6 pikë pas vendit të katërt që të dërgon në fazën e grupeve në Champions League.
Tani po fillon të shfaqet ideja se ndoshta përvoja e tij në krye të stolit të “The Reds” është drejt fundit, se një grup lojtarësh të lodhur kanë dhënë gjithçka për të ndjekur trajnerin. Ndërkohë në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Renxhërsit, një gazetar i bëri një pyetje dhe trajneri gjerman reagoi me inat. “Dëgjova frazën pas ndeshjes kundër Arsenalit se Liverpulit i duhet një shkëndijë, si mendoni…”, ishte pyetja e gazetarit.
Tekniku shikon drejt, shtrëngon nofullën dhe rrudh vetullat. “Kush e tha këtë? Kjo nuk të jep të drejtë të pyesësh atë që dëshirëon, kur veçanërisht nuk e di se për çfarë po flet”.
Dialogu nuk mbaron me kaq. Gazetari këmbëngul dhe përpiqet të riformësojë pyetjen, por termi shkëndijë është diçka që e bën Klopin të mërzitet akoma më tepër. Ai merr një shishe përpara tij, e shtrëngon në dorë dhe e sulmon përsëri: “Në fakt, mendoj se Didi Haman (Ish-lojtar i Liverpulit) nuk e meriton që të përdorni frazën e tij për të më bërë një pyetje. Më bëni një nder dhe bëni pyetjen tuaj …”
"Do me a favour and ask your own question" ?
Jurgen Klopp is NOT happy with a comment made by Dietmar Hamann ? pic.twitter.com/X7EMKSuL7A
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) October 11, 2022