Reali i Madridit po kalon një formë fantastike. Skuadra e Ançelotit luajti ndeshjen e prapambetur të Nëntorit në kampionat dhe pavarësisht vështirësive të mëdha, arriti të merrte maksimumin ndaj Bilbaos në “Santiago Bernabeu”.
“Los Blancos” edhe njëherë u udhëhoqën nga Karim Benzema, i cili vijon të tregohet lideri me golat e tij në fushë, teksa shënoi në minutën e 40 për t’i dhënë fitoren e pestë radhazi vendasve.
Por, fitorja nuk ishte e lehtë, pasi baskët patën disa raste për të shënuar dhe Kurtua me mbrojtjen u treguan shumë të vëmendshëm për të larguar rreziqet që afroheshin.
Gjithsesi mjaftoi ky gol që Reali të shkojjë në kuotën e 36 pikëve, 7 më shumë se ndjekësi më i afërt, Atletiko e Madridit.