alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Beogradi hyn në luftë me Berlinin: Arsyet e çarjes së madhe!

17/11/2022, 13:34
ne Kryesore, Lajmi i Ditës
A A
Beogradi hyn në luftë me Berlinin: Arsyet e çarjes së madhe!

Beogradi hyn në luftë me Berlinin: Arsyet e çarjes së madhe!

Eurodeputetja von Cramon, ka publikuar një instalacion tip ‘pamfleti’, ku majtas është një foto e Aleksandër Vuçiçit me ish-kancelaren Angela Merkel, me diçiturën: “Kështu e nisi”. E djathtas është fotoja e Vuçiçit me Turko Daudov, këshilltarin e Ramazan Kadirovit, ndërsa ka veshur një gunë çeçene e në dorë ka ‘fesin’ e famshëm të Çeçenisë.

Kosovës i ofrohet një rast mjaft i volitshëm në lidhje me përballjen e saj me Serbinë, në kuadrin e të famshmit dialog që ka ngecur, e që solli largimin e serbëve nga institucionet. Kjo edhe si pasojë e një çarje të madhe që ka ndodhur këto ditë ndërmjet Serbisë dhe Bashkimit Europian, përkatësisht Gjermanisë. E cila duket nuk e ka toleruar manovrën e ashpër të dirigjuar nga Beogradi, që largoi serbët nga të gjitha institucionet e Kosovës.
Politikania më e rëndësishme e Gjermanisë në Bruksel, përkatësisht eurodeputetja, Viola von Cramon, përmes një lëvizjeje të fortë politike ka tronditur kryeqytetin serb.
Reporterja e Parlamentit Europian për Ballkanin Perëndimor, me një ‘twitt’ në adresën e saj, ka qëlluar në shenjë Aleksandër Vuçiçin, aq fort sa në Beograd janë çmendur, e prej disa orësh flasin të gjithë përçart.
Eurodeputetja von Cramon, ka publikuar një instalacion tip ‘pamfleti’, ku majtas është një foto e Aleksandër Vuçiçit me ish-kancelaren Angela Merkel, me diçiturën: “Kështu e nisi”. E djathtas është fotoja e Vuçiçit me Turko Daudov, këshilltarin e Ramazan Kadirovit, ndërsa ka veshur një gunë çeçene e në dorë ka ‘fesin’ e famshëm të Çeçenisë.


-Lexo edhe:

Drejtësia ta detyrojë Edi Ramën, të heq zonat e naftës nga kthetrat e mafies koncesionare të lidhur me mafien politike

“Plakun e Pavarësisë e vranë sepse nuk ju bind italianëve”, Ben Blushi rrëfen bisedën me nipin e Ismail Qemalit


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Kadyrov, i cilësuar një kriminel lufte nga i gjithë Perëndimi për rolin e tij në Ukrainë, është nën sanksione si një shërbëtor i Vladimir Putinit.
Vuçiç i bëri nderet njeriut të Ramazan Kadyrovit, vetëm pak ditë më parë.
Në këtë foto, si diçiturë, eurodeputetja ka shkruar: “Ja si përfundoi”.
Ky instalacion në fakt është realiteti objektiv i politikës serbe pa princip dhe që luan me dy porta. Por asnjëherë aq troç nuk ja ka thënë Perëndimi, e sidomos Gjermania, e cila duhet thënë hapur e ka llastuar gjatë gjithë kohës Aleksandër Vuçiçin.
Dhe pas qëndrimit të ashpër të Gjermanisë, Beogradi ka dalë jashtë shinave.
Në fillim ka reaguar Aleksandër Vulin, i cili sot nuk është në qeveri, por është mik e vëlla i presidentit serb.
Vulin është çakërdisur dhe e ka vizatuar eurodeputeten Von Cramon si mbesën e Geringut, edhe pse ajo është antifashiste në 7 breza, madje rrjedh nga familje e ndëshkuar nga diktatura naziste.
Vulin, ka dhënë një intervistë në gazetën nacionaliste serbe ‘Novosti’, ku duke iu përgjigjur eurodeputetes thotë: “Çdo kushtëzimi gjerman i Serbisë përfundoi me kapitullimin e pakushtëzuar të Gjermanisë”.
Pra në thelb, nuk se e ka me ‘kunjin’ e Von Cramon, që duhet thënë është i gjetur se bazohet në realitet, pra me takimin që Vuçiç ka bërë me të gjitha nderet me këshilltarin e skozofrenit çeçen. Por me thelbin e dokumentit që ka dalë nga Berlini për dialogun Kosovë-Serbi, e mbi të gjitha me performancën e politikës gjermane, pas lëvizjes kamikaze të Beogradit me nxjerrjen e serbëve nga institucionet.
Po çfarë ka ndodhur?
Ka ndodhur ajo që në vitin 2019 u praktikua në Shqipëri; djegia e mandateve të deputetëve të Listës Serbe është shumëzuar me zero, pasi 10 kandidatët e listës pritëse kanë firmosur e tani marrin kartonët. Me një fjalë, bojkoti ka dështuar me trup… Ndaj dhe Beogradi është xhindosur, pasi e ka përdorur këtë skemë si shantazh, ku ka menduar se do t’i lusin…
Në realitet asnjë s’i ka lutur dhe gjithë ajo zhurmë ka rezultuar për asgjë.
Kjo është edhe arsyeja pse njerëzit e Vuçiçit e kanë humbur arsyen. Shiko çfarë idiotësish shkruan Aleksandër Vulin, që duket se ka kthyer katër dopio raki skrapari me Ilir Metën dhe e imiton bindshëm.
“Mendo pak, e dashura zonja Von Kramon, po sillesh si vajza e Geringut”, thotë lideri i Lëvizjes Socialiste.
Por përveç Vulinit, po kaq keq ka reaguar edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiç. E cila i është drejtuar shefes së diplomacisë gjermane në Parlamentin Europian, sikur të jetë vajza e Frojdit.
“Diskutim me hipokritët = humbje kohe”, ka shkruar Brnabiç, e cila ka vijuar: “Edhe një herë tregoni se shteti i së drejtës dhe të drejtat e njeriut janë vetëm fraza boshe, tingëllojnë bukur, por nuk thonë asgjë”.
Ore çfarë kanë në Beograd që janë çmendur të tërë?
E thotë qartësisht në një editorial e përditshmja ‘Politika’, e cila planin për tërheqjen serbëve të veriut nga institucionet e konsideron thjesht një akt të pamenduar.
“Çfarë do të thotë Beogradi, nëse në zgjedhjet e 8 dhjetorit serbët e veriut të Kosovës do të marrin pjesë qytetarët tanë në katër komunat e veriut?”, pyet gazeta ‘Politika’. Ndërkaq, e përditshmja tjetër e rëndësishme e Beogradit ‘Danas’ thekson se është e vërtetuar që 10 emrat e listës pritëse të Listës Serbe do të zëvendësojnë deputetët e Rakiç, edhe si protestë ndaj politikës së tyre vasale kundrejt Vuçiç e që nuk kanë ndjekur asnjëherë interesat e qytetarëve. E në këtë rast, kujtohet vrasja e Oliver Ivanoviçit, i cili ishte pengesa e fundit që Beogradi të komandonte gjithçka në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Lepasoviç.
“Vuçiçit po i kthehen kundër të gjithë, politika e tij pa vizion ka dështuar; kërkon të luajë bllofin por nuk është gjë tjetër veçse një Putin i vogël”, shkruan Danas.
Inati i Beogradit, më shumë se me deklaratat e eurodeputetes Von Cramon, e ka me planin franko-gjerman, i cili edhe pse i jep kohë Serbisë që ta njohë Kosovën, e fut këtë në një proces që nuk kthehet më prapa.
Nëse Serbia i hyn rrugës së normalizimit të marrëdhënieve, Kosova është pjesë e OKB-së dhe atë do ta njohin dhe 5 vendet skeptike të BE-së.
A do ta vendosë veton Rusia edhe Kina?
Në këtë rast, kjo veto nuk do të ketë asnjë efekt, pasi vendimin nuk do ta marrë Këshilli i Sigurimit, por Asambleja e Përgjithshme e BE-së. Ndaj disa parti të djathta, hapur pro ruse në Serbi, bëjnë thirrje që të mos e miratojnë planin franko-gjerman. Pasi ky i fundit, Moskën as e llogarit fare si faktor. E që është realisht “rendi i ri botëror”, por krejt i paimagjinueshëm nga Beogradi dhe aleatët e tij…/Pamfleti


smile
Lajmi Tjeter

Bie bora e parë në Ukrainë, vendi pa energji elektrike

Panairi i Librit/ Nga Enver Hoxha, te Robert Ndrenika e Ismail Kadare, Ben Blushi rrëfen detajet e “41 Sekreteve”

Lajmi i Dites

Rama e McGonigal “bindën” SPAK të hiqte Olsin nga dosja “Call-Center”; loja me Josifin e Xhaçkës

Rama e McGonigal “bindën” SPAK të hiqte Olsin nga dosja “Call-Center”; loja me Josifin e Xhaçkës

03/02/2023, 11:06

Lajmet e fundit

Moti i keq në Kinë / Banori harroi derën hapur, pallati kthehet në shpellë akulli pas temperaturave deri në -40C

04/02/2023, 16:20
“Po fola për Çelsin mund të më arrestojnë”, Jurgen Klop: E kemi trashur shumë situatën në kampionat, duhet të reagojmë

“Po fola për Çelsin mund të më arrestojnë”, Jurgen Klop: E kemi trashur shumë situatën në kampionat, duhet të reagojmë

04/02/2023, 16:10

“Paratë ishin në krevatin e Alda Klosit, mbuluar me batanije”, Klodiana Lala zbulon detaje nga dëshmia e pastrueses Rozeta Dobi

04/02/2023, 15:55
Hap fals i Arsenalit në garën për titullin, “klubi me drejtuesit më të këqij” mposht ‘Topçinjtë’ e Londrës

Hap fals i Arsenalit në garën për titullin, “klubi me drejtuesit më të këqij” mposht ‘Topçinjtë’ e Londrës

04/02/2023, 15:47

Kishte krijuar një skemë për të vjedhur bankomatet, arrestohet shqiptari në Itali

04/02/2023, 15:45

Videoja virale në rrjetet sociale, Pentagoni mohon goditjen e ballonit ‘spiun’ kinez

04/02/2023, 15:38

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In