Kosova31 Janar 2023, 17:26

Beogradi i pakënaqur me draftin për Asociacionin, Brnabiç: Pse kjo çështje duhet t’i besohet një organizate?

Shkruar nga Pamfleti
Beogradi i pakënaqur me draftin për Asociacionin, Brnabiç: Pse

Drafti për Asociacionin e komunave serbe në Kosovë nuk është mirëpritur nga Beogradi. Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kritikoi hartuesit e draftit, më konkretisht Fondacionin Friedrich-Ebert-Stiftung (FES). Ajo u shpreh se nuk e kupton pse ndonjë organizatë joqeveritare duhet të merret me këtë.

Brnabiç ka deklaruar se ur të formohet Asociacioni ai duhet të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit.

Dihen kompetencat dhe përgjegjësitë e Asociacioni të komunave serbe. Janë të përcaktuara me marrëveshjen e vitit 2015, ekipi menaxhues është formuar në vitin 2018 dhe nisi të punojë në statutin e Asociacionit”, tha Brnabiç.

Siç raportojnë mediat serbe, ajo ka theksuar se “Kosova ka marrë mirënjohje në raportin e progresit nga Brukseli dhe Komisioni Evropian në vitin 2018”.

Të vazhdojmë rrugën që është përcaktuar në vitin 2015 dhe 2018 dhe le të punojnë ata njerëz që duhet të punojnë në themelimin e Asociacionit në përputhje me kompetencat e përcaktuara me marrëveshjen nga viti 2015”, tha Brnabiç.

Organizata gjermane, Friedrich-Ebert- Stiftung (FES) në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP), ka prezantuar të hënën një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Sipas këtij draft-statuti, Asociacioni do të jetë si person juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës.

Prishtine Asociacioni Brnabić Serbi