Bota18 Prill 2022, 18:38

Beogradi nuk gjen qetësi, alarm për bombë edhe në një qendër tregtare

Shkruar nga Pamfleti
Beogradi nuk gjen qetësi, alarm për bombë edhe në një

Beogradi është vënë i gjithi në alarm, pasi ka pasur një raportim për bombë në një qendër tregtare. Pas nisjes së luftës në Ukrainë, ka pasur me dhjetra telefonata që flasin për bombë në avionët e linjës Rusi-Serbi dhe në shumë raste aeroporti i Beogradit ka pezulluar punën.

Të gjitha alarmet kanë qenë false. Por pak më parë ka pasur një alarm për bombë në një qendër tregtare në Nish. Kjo ka bërë që të evakuohen të gjithë qytetarët që kanë qenë aty.

Policia ka nisur kontrollet me qen antieksploziv dhe ekspertët kanë shkuar në vendngjarje, ndërsa dyshimet janë se alarmi ka qenë i rremë pasi deri më tani nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Sot pati një përplasje mes Serbisë dhe Ukrainës, pasi presidenti Aleksandër Vuçiç akuzoi Kievin se fshihet pas telefonatave për bomba.

Bota Alarm Beograd Bombë