Politike23 Qershor 2019, 17:14

‘Bëri fushatë në ambientet e kultit’, Kisha kundër Tërmet Peçit: Marrëzia nuk paska fund

Shkruar nga Pamfleti
‘Bëri fushatë në ambientet e kultit’, Kisha

‘Bëri fushatë në ambientet e kultit’, Kisha kundër Tërmet Peçit: Marrëzia nuk paska fund

Në një status në rrjetet sociale, Kisha Ortodokse në Vlorë lë të kuptohet se kjo gjë është e papranueshme.

Kisha Ortodokse në Vlorë “Shën Teodori” ka reguar pas fushatës që kandadati i PS-së bëri në Kishën e Lekëlit.

Në një status në rrjetet sociale, në faqen zyrtare shkruhet se ‘marrëzia nuk paska fund’, duke lënë të kuptohet që një gjë e tillë është e papranueshme.

Dhe marrëzia nuk paska fund. 
Kandidatët, fushatë brenda në kisha!”– shkruhet në status.

Kryetari i Bashkisë së Tepelenës,Tërmet Peçi, i cili kandidon për një mandat tjetër ka zhvilluar një takim elektoral brenda ambienteve të kishës së fshatit Lekël.

Në një postim në Facebook, Peçi tregon lidhur me takimin që kishte bërë me banorët duke listuar edhe premtimet për 4-vjeçarin e ardhshëm.

Në lidhje me këtë fushatë reagoi edhe Petrit Vasili, që e cilësoi si një mëkat të pafundëm.

 

Politike ‘Bëri fushatë në ambientet e kultit’ Kisha kundër Tërmet Peçit: Marrëzia nuk paska fund