Një shqiptar është dënuar me dy vjet e dy muaj heqje lirie në Itali për dhunë ndaj gruas. Sipas medieve fqinje, shtetasi K.J., 45 vjeç e dhunonte bashkëshorten prej vitesh por rasti u bë i ditur në 2016. Ata u martuan në vitin 2003 dhe në 2005 shkuan në Itali. Që në fillim, burri i saj e kishte zakon të dehej dhe shpesh, nën efektin e alkoolit, e keqtrajtonte bashkëshorten. Më ardhjen në jetë të dy fëmijëve situata u bë edhe më e vështirë për gruan, pasi edhe ajo duhej t’i mbronte ata nga momentet e dhunës së burrit. Pavarësisht kësaj, gruaja kurrë nuk e denoncoi të shoqin deri në vitin 2016, kur ai e goditi dhe e gjakosi në fytyrë dhe në prani të fëmijëve.
Djemtë i kërkuan babait që ta çonte nënën e tyre në spital por burri, i vetëdijshëm për pasojat kriminale, e ndaloi gruan të dilte nga shtëpia për ditë me radhë.
Vetëm disa ditë më vonë, në fakt, për shkak të dhimbjes që rezultoi nga sulmi, gruaja shkoi në spital dhe pas raportit mjekësor, u kontaktua nga Divizioni Antikrimi i Shtabit të Policisë. Në atë moment, ajo u tregoi gjithçka policëve dhe pas kësaj nisi procesi gjyqësor, deri sa ditën e sotme policia shkoi ta arrestonte pas urdhrit të Gjykatës që mori vendimin për ta arrestuar.
Burri u arrestua nga momenti që ishte duke u kthyer nga supermarketi, në shtëpinë e partneres së tij të re, dhe çuan në stacionin e policisë për formalitetet dhe më në fund në burgun Bassone.