
Berisha as në stolin e rezervave, Fiorentina “i plas 2 'granata'” Torinos dhe kualifikohet në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë
Fiorentina arriti të siguronte një biletë në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë, teksa mposhti me rezultatin 2-1 Torinon, në “Artemio Franchi”.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa rezultati u zhbllokua në minutën e 65 nga Luka Joviç.
Torino kërkoi me ngulm golin e barazimit, por në minutën e 90 mori goditjen e radhës nga Ikone, me një goditje të shpejtë në hyrje të zonës.
Minutat shtesë ishin edhe më emocionuese, teksa pas goditjes së traversës nga Kabral, erdhi ngushtimi i diferencës në 2-1 nga Karamoh.
Skuadra “Granata” u hodh e tëra në sulm në minutat e mbetura për ta çuar ndeshjen në shtesë, por nuk ia doli. Në gjysmëfinale, Fiorentina do të përballet me fituesen e çiftit Roma-Kremoneze që do të luhet në mbrëmje.
Sa i përket portierit të Kombëtares, Etrit Berisha, ai nuk ishte i pranishëm as në stolin e rezervave.