Politike 4 Shkurt 2023, 13:03

Berisha bën gati alibinë për dosjet kundër tij: Prokurorët e SPAK kanë marrë udhëzime nga McGonigal

Shkruar nga Pamfleti
Berisha bën gati alibinë për dosjet kundër tij:

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se e ka bërë gati alibinë kur SPAK t’i trokasë në derë. Pak ditë më parë Shkëlzen Berisha u thirr për Gërdecin, ndërkohë janë dhe disa dosje të tjera, por Berisha sot ka dhënw sinjale se do të mbrohet duke deklaruar se prokurorët e SPAK kanë marrë udhëzime nga McGonigal.

Gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale me qytetarët, i pyetur nga një komentues për të dhënë emra gjyqtarësh, Berisha tha se çdo gjë do bëhet publike nëpërmjet komisionit hetimor parlamentar.

“Kam folur për prokurorë të SKAP-it, por e sigurt që s’janë vetëm ata. Çdo gjë do bëhet publike nëpërmjet komisionit hetimor parlamentar, i cili do jetë autoriteti zyrtar që do informojë opinionin publik shqiptar dhe atë të SHBA-ve për veprimtarinë e McGonigal, bashkëpunëtorëve të tij në qeverinë shqiptare me në krye Edi Ramën”, deklaroi Berisha.

Berisha gjithashtu shtoi se tha se do të reformojë sistemin në drejtësi sepse sisitemi aktual ka dështuar.

“Reformimi i sistemit të drejtësisë, nxjerrja e tij jashtë reformës së Xhorxh Sorosit, që e kam cilësuar se është një nga aktet më madhore të korrupsionit ndërkombëtar, ajo do ndodhë. Nuk ka deklaratë që mund të maskojë dështimin e plotë të kësaj reforme. Kjo ndërhyrje do fillojë me një referendum popullor. Më pas në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtare, ne do ndërhyjmë me reformë të thellë në këtë sistem, që t’ia kthejmë drejtësinë ligjit, që ajo të jetë e pavarur nga guvernatorë dhe mafia ndërkombëtar”, tha Berisha.

Politike #SPA MC Gonigal Sali Berisha