Politike 5 Nëntor 2022, 12:59

Berisha “bie brenda” dhe pranon aferat gjatë qeverisjes së tij: Rama ka vjedhur më shumë se të gjitha qeveritë bashkë

Shkruar nga Pamfleti

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka pranuar publikisht se ka vjedhur, por jo aq shumë sa Edi Rama. Në një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, Berisha akuzoi kryeministrin se ka vjedhur më shumë se të gjitha qeveritarë bashkë.

Por duket se Berisha ka bërë autogol, pasi para Ramës ka qenë vetë Berisha dhe para Berishës ishte Fatos Nano. Pra duket se ish-kryeministri e ka pranuar pa vetëdije se ka vjedhur, ndonëse Rama ja paska kaluar.

Qëllimi i protestës është lufta kundër kësaj qeverie antishqiptare, kundër kësaj qeverie këtij njeriu që ka vendosur monizmin në Shqipëri. Sot Edi Rama ka 10 për qind më shumë pushtet se Ramiz Alia në 1991. Edi Rama ka vjedhur fonde publike, pasuri përrallore sa ç’mund të kenë vjedhur të gjithë qeveritarët shqiptarë deri më sot. Edi Rama, ka shkelmuar interesat shqiptare dhe ka kthyer Shqipërinë në vasalitet të vërtetë”, tha ai.

Si duket Berisha tani kërkon pushtetin që të vijë e të vjedhë prap me qëllim që t’ia kalojë Ramës, pasi si duket halli qenë që Rama paska vjedhur më shumë se këta.


smile

Politike Berisha Rama vjedh