Politike11 Shkurt 2023, 12:25

Berisha del nga selia e PD, niset drejt Kryeministrisë; shton rojet e sigurisë

Shkruar nga Pamfleti
Berisha del nga selia e PD, niset drejt Kryeministrisë; shton rojet e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë nga Selia e PD, për tu drejtuar drejt Kryeministrisë. Opozita sot ka zbritur në shesh për skandalin McGonigal dhe kërkon dorëheqjen e Edi Ramës. Berisha rreth orës 10.00 shkoi në selinë e PD dhe në këto momente vendos të dalë.

Ajo që bie në sy është se këtë herë ka shtuar rojet, duke marrë shkas nga incidenti i 6 dhjetorit ku u sulmua me grusht. Madje që një ditë më parë, Foltorja kërkonte nga gazetarët që të rrinë larg sepse transmetimi do të jetë me regji qendrore. Ndërkohë ka dalë nga selia edhe Ilir Meta.

Politike