Aktualitet10 Tetor 2022, 19:09

Berisha del zbuluar, kërkon negociata me Alibeajn për të rrëmbyer vulën e PD: Të tërhiqet padia në Apel

Shkruar nga Pamfleti
Berisha del zbuluar, kërkon negociata me Alibeajn për të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë zbuluar sa i takon planeve të tij për të negociuar me grupin e Enkelejd Alibeajt. Ka disa ditë që Berisha shtriu dorën e bashkëpunimit dhe sot grupi parlamentar me në krye Alibeajn ju përgjigj pozitivisht. Ata mandatuan Gazment Bardhin që të diskutohet me qëllim që të dilet me një kandidat të përbashkët në zgjedhje.

Por ishte Flamur Noka, ai i cili duket se dekonspiroi planet e Berishës. Duket se deputetit “non grata” po tenton të afrohet me Alibeajn që ta bindë të tërheqë padinë në Apel. Berisha nuk e ka ende vulën e PD dhe do jetë gjykata që do të vendosë më 3 nëntor se kushdo e drejtojë padinë. Por Noka deklaroi para mediave se tani ka ardhur koha që të hiqet dorë nga kjo padi.

Koha për të reflektim nuk është kurrë vonë. I falënderoj. Tërheqja e padisë i jep sinjal demokratëve që jemi bashkë për një qëllim. Por sigurisht, ka kohë gjithmonë”, tha ai.

Edhe pse Alibeaj e bëri të qartë se bashkëpunimi duhet të jetë vetëm për zgjedhjet vendore, në reagimin e tij, Noka duket se flet për një bashkim final. “Prej kohësh kemi bërë thirrje për të gjithë faktorët opozitarë që duan të mundin regjimin të bëhen bashkë. Shpresojmë që të ecë mbarë gjithçka. Edhe grupi i Alibeajt duam ta kenë seriozisht. Ne kemi qenë të hapur të bashkërendojmë agjendën kundër këtij regjimi. Dëshirojmë që agjenda e çdo demokratik, deputetet apo jo, të jetë e unifikuar me agjendën e PD kundër këtij regjimi. Mirëpresim kontributin e çdokujt”, tha Noka.

Por kushti i tyre për të tërhequr padinë duket se nuk pranohet nga grupimi i Alibeajt. Vetë Gazment Bardhi ishte i prerë në reagimin e tij, por ka pasur dhe një përgjigje të Agron Gjekmarkajt. “Valëvitjet e Flamurit në erën e ndarjes duhet të ndalen. I zoti e shet tellalli se jep. Pa kushte, pa histori të vjetra si prita për qëllimin final”, tha ai.

Pra duket se deputeti “non grata” do e ketë të vështirë të binde grupimin e Alibeajt që t’u rrëmbejë vulën e PD.

Kryesore #Alibeja Berisha grupi