Politike 5 Gusht 2022, 14:43

Berisha dhe Meta sinkronizojnë lëvizjet kundër Ramës: Bëj ç’të duash, e ke kohën e numëruar!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha dhe Meta sinkronizojnë lëvizjet kundër Ramës:

Hetimet mbi "non gratën"/ Escobar "lë pa gjumë" Sali Berishën; i kërkon Kongresit Amerikan të ndërmarrë një hetim të plotë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ritheksuar edhe një herë se opozita e ka shpallur armik kreun e qeverisë Edi Rama.

Gjatë një konference për shtyp, Berisha u shpreh se do të vijojnë betejën kundër qeverisë sa i përket çështjes së inceneratorëve dhe se Rama e ka kohën e numëruar pavarësisht se çfarë bën.

Opozita e ka shpallur armik Edi Ramën. Kjo është një periudhë që ai vazhdon me metodat e tij grabitqare, por kjo nuk do të thotë që ne kemi hequr dorë nga beteja. Ne do mobilizohemi dhe do t’i japim atë që meriton. Deklaratat dhe akuzat tona janë të bazuara në fakte, por kalë beteje do të jetë çështja e djegësve. Ky zotëri ka firmosur në kundërshtim me ligjin e vendit, duke pasur shkresën e Agjencisë së Prokurimeve Publike se nuk mund të firmoset, ka firmosur tenderin për të vjedhur. Ky nuk mund të shpëtojë, le të bëjë ç’të dojë. Ky i ka kohërat e numëruara dhe në mënyrë figurative djegësit atje ku djegin plehrat do të djegin qeverinë e tij. Ne i kemi të gjitha me fakte dhe dokumente”- tha Berisha.

Beteja do të jetë vendimtare, tha Berisha, duke shtuar se Rama mund ta ketë bllokuar drejtësinë, por jo popullin.

Ky mesazh i Berishës shkon në sinkron me deklaratat e Metës, i cili gjatë një dalje publike mesditën e sotme, paralajmëroi revolta masive kur tha se populli do t’i tregojë Ramës se ai nuk mund ta mbajë dot peng drejtësinë. Sipas Metës, nëse “do funksiononte drejtësia Edi Rama tashmë duhej të ishte në qeli” ose tek spitali i të sëmurëve mendor, me mjekun tek koka.

Politike Berisha Meta Protesta