Politike28 Nëntor 2018, 12:48

Berisha dhe Meta tjetër lëvizje mafioze, rreshtohen turpshëm krah serbëve dhe grekëve

Shkruar nga Pamfleti
Berisha dhe Meta tjetër lëvizje mafioze, rreshtohen turpshëm krah

Berisha dhe Meta tjetër lëvizje masioze, rreshtohen turpshëm krah serbëve dhe grekëve

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Ilir Meta janë rreshtuar kundër bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Kryeministri Edi Rama të hënën bëri një deklaratë shumë të fortë, duke u shprehur se dy vendet do të jenë bashkë brenda vitit 2025. Por edhe pse kjo është një gjë që e do çdo shqiptar, Berisha, Meta dhe një sërë deputetësh pranë tyre janë rreshtuar kundër, ashtu si Serbia dhe Greqia.

Deklaratat e Ramës janë kundërshtuar shumë ashpër jo vetëm në Beograd dhe Athinë, por mbështetje kanë gjetur edhe nga opozita shqiptare. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ish-kryeministri Sali Berisha ka kritikuar deklaratat e Ramës, duke i quajtur antishqiptare. Sipas tij, Rama përdor çdo vizitë në Kosovë për të mbuluar dështimin e tij në hapjen e negociatave të Shqipërisë.

“Deklaratat e Edvin Kristaq Ramës në Pejë janë mirëfilltas antishqiptare! Të dashur miq, përdorimi i përsëritur i Kosovës nga Edvin Kristaq Rama për të sulmuar dhe kërcënuar BE është akt banditesk dhe fund e krye antishqiptar. Tashmë është bërë zakon që çdo vizitë në Kosovë, Edvin Kristaq Rama do të përdorë për të mbuluar dështimin e tij të plotë në rrugën e integrimit, hapjes së negociatave të Shqipërisë në BE por edhe për të ndihmuar me to direkt apo indirekt mikun e tij Vuçiç. Me mesazhet kërcënuese që lëshon nga Kosova, Rama si një bandit, si një Don Kishot i vërtet mendon se ai tut Bashkimin Europian dhe i imponon atij të mbyllë sytë para organizatës shtetërore kriminale më të rrezikshme të Europës, “Rilindja” që kryesohet nga kreu i Meduzës Edvin Kristaq Rama”, deklaroi ai.

Më tej, Berisha nuk ngurroi ta etiketonte deklaratën e Ramës si kryekëput proserb. “Prandaj dënoj me ashpërsinë më të madhe deklaratat antikombëtare në thelb proserbe kundër Bashkimit Europian të Edvin Bregoviçit dhe përdorimin e Kosovës nga ana e tij për deklarata, me të cilat kërkon të mbulojë dështimet, skandalet, narkoshtetin e mazhorancës së tij të krimit dhe drogës, vjedhjes dhe korrupsionit”, nënvizoi ish-kryeministri Sali Berisha.

Meta rreshtohet krah Berishës

Në të njëjtën linjë me ish-kryeministrin Sali Berisha ditën e djeshme është rreshtuar edhe partia e Metës. Ka qenë deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha, e cila i ka cilësuar si një alarm, deklaratat e kryeministrit Edi Rama për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Gjosha përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se deklaratat e bëra dy ditë më parë në Pejë nga kryeministri Edi Rama, sipas saj, janë nacionaliste dhe të papërgjegjshme, që e vendosin vendin tonë në një pozitë të vështirë me fqinjët.

“Janë deklarata të tilla nacionaliste dhe të papërgjegjshme që trazojnë gjithmonë marrëdhëniet e brishta të rajonit tonë. Janë pikërisht këto deklarata që nuk ndihmojnë vazhdimësinë e një dialogu konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe e vendosin Shqipërinë në një pozicion të vështirë me fqinjët, ku politika ‘Zero Probleme me Fqinjët’ e ka humbur tashmë kuptimin!”, shkruan Gjosha.

Po ashtu, deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Klajda Gjosha theksoi se Rama po përdor kërcënimet ndaj BE-së për rezultate konkrete. Pra, kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri Sali Berisha dhe Presidenti Ilir Meta bëhen bashkë, pasi, pak ditë më parë ata kundërshtuan fort rishikimin e kufijve Kosovë- Serbi, ide kjo e artikuluar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Politike Greket Ilir Meta Sali Berisha Serbet