Aktualitet20 Maj 2022, 12:59

Berisha drejt izolimit total/ Ju shpall luftë edhe gjermanëve, francezët hedhin në kosh padinë për Sekretarin Blinken

Shkruar nga Pamfleti
Berisha drejt izolimit total/ Ju shpall luftë edhe gjermanëve,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hyrë në luftë me gjermanët dhe Partitë Popullore Europiane. Pas amerikanëve, ai sot hapi një tjetër front lufte duke shkuar drejt izolimit total. Në korridoret e politikës flitej se Berisha kishte mbështetje nga gjermanët dhe francezë, por nuk ka ndodhur aspak kështu.

Ditën e djeshme ka ardhur një deklaratë shumë e fortë nga Gjermania, e cila nuk bëri shumë bujë, por është një tregues se Berisha po izolohet totalisht.

Deputetin kristiandemokrat në Parlamentin Gjerman, Gunther Krichbaum ka bërë një deklaratë bombë kundër ish-kryeministrit. Ai është folës i grupit parlamentar CDU/CSU për çështje të Bashkimit Evropian.

Së pari, më vjen shumë keq për zhvillimet në PD dhe nuk jam i vetmi. Sigurisht që është çështje e vetë partisë se kë dëshiron të zgjedhë për lider. Neve nuk na takon të ndërhyjmë. Por kjo do të thotë edhe për ne dhe për mua personalisht, se unë do të vazhdoj të punoj dhe ta mbështes PD-në vetëm nëse jepet një sinjal largpamës në përzgjedhjen e kryetarit. Nëse nuk do të jetë kështu, por do të ketë kthim në të djeshmen, në mos të pardjeshmen, atëherë kjo nuk mund të gjejë mbështetjen time personale. Në një rast të tillë, unë do të angazhohesha që të pezulloheshin procedurat për anëtarësim në nivel të Partisë Popullore Evropiane. Sepse ne, si parti Parti Popullore Evropiane duhet të ecim përpara”, tha Krichbaum.

Berisha foli sot në një konferencë shtypi dhe u pyet për këtë deklaratë. Ai e sulmoi deputetin duke hapur një tjetër front lufte. Sipas Berishës, nuk mundet që ai të ndërhyjë në punët e brendshme të një partie, duke përdorur të njëjtën retorikë si me ambasadoren e SHBA.

Së pari shumë thjesht, ai ishte angazhim personal. Unë në qëndrimet personale të individëve nuk ndërhy. Por cili është komenti im. Keqardhje që një deputet i Bundestagut i lejon vetes se mund të ndërhyjë në një proces të lirë te një parti simotër. Aq më tepër kur ai e bën këtë mbi një vendim që është faktuar që është marrë nga lobimi korruptiv i Edi Ramës dhe Xhorxh Soros. Ftoj zotin Krichbaum që të marrë një hetim në të gjitha arkivat e shtetit të tij, nëse mund të gjejë një provë të vetme, për të faktuar atë shpifje dhe trillim të Xhorxh Sorosit, unë do ta vlerësoja”, tha ai.

Por Berisha duket se është lënë në baltë edhe nga francezët. Fiks një vit më parë, Berisha deklaroi se do të dorëzojë një padi në Paris kundër Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken për shpifje. Jemi një vit pas “non gratës” dhe Berisha u pyet sot nga gazetarët se përse nuk ka asnjë zhvillim. Ai e pranoi se gjykata e ka hedhur në kosh padinë. Berisha nxorri këtë herë si pretekst faktin se Blinken dhe ai nuk janë shtetas të BE.

Gjyqin në Francë po e ndjek avokati im, por siç kam njoftuar, janë faktorë pro dhe kundër. As unë dhe as Sekretari i Shtetit nuk jemi shtetas francezë, por tani mund të them dhe diçka më shumë se nuk jemi shtetas të hapësirës së Bashkimit Europian dhe kjo nuk është në favor. Nuk është në favor edhe që Sekretari i Shtetit është me imunitet”, tha Berisha.

Ai u shpreh se i vetmi favor është që shpifja dënohet aty ku ka dalë dhe duke qenë se u përhap përmes medias, ajo mund të dënohej dhe në Shqipëri.

Por nga qëndrimi tij duket qartë se gjykata nuk e ka përfilluar fare këtë padi dhe tashmë Berisha është i izoluar ngado. SHBA nuk e njeh, gjermanët dhe PPE ja bërë të qartë dje se nëse merr PD nuk kanë kontakt me të. Ndërkohë dhe francezët nuk e nxjerrin dot nga lumi. /Pamfleti/

Kryesore #francez 3berisha gjerman