Politike13 Gusht 2018, 15:53

Berisha duhet të ishte në burg, i bëri thirrje popullit që të armatoset. “Ritvanët” e zbatuan. Prokuroria hesht

Shkruar nga Pamfleti
Berisha duhet të ishte në burg, i bëri thirrje popullit që

Berisha duhet të ishte në burg, i bëri thirrje popullit që të armatoset. “Ritvanët” e zbatuan. Prokuroria hesht

Ish kryeministri, në përpjekje për të sabotuar miratimin e reformës në drejtësi, më 21 prill 2016 kërkoi nga qytetarët të marrin armët e të vetëmbrohen. Thirrja u erdhi për shtat gjithë të çmendurve, dhe çobanit të dhenve nga Resulaj Vlorë. Berisha dhe “Ritvanët” të mbyllen në çmendinë dhe burg

Tragjedia e ndodhur në Resulaj të Vlorës përpos lotëve dhe dhimbjes për të afërmit e mbetur por dhe nga mbarë qytetarët shqiptarë, ka nxjerrë në skenë sërish përpjekjen e politikës për të përfituar nga vdekja.

Opozita e gjendur pa kauzë jo vetëm për shkak të verës por dhe për shkak të shterrimit dhe konsumimit të parakohshëm me kauza spontane dhe të rastësishme, ditën e shtunë është kapur pikërisht nga përpjekja për të përfituar nga vrasje e një të çmenduri në Vlorë.

Jo se janë pa faj organet ligjzbatuese të shtetit, pasi vrasësi në Vlorë kishte pasur probleme me të afërmit e tij dhe më parë, të cilët dhe i vrau të premten. Policia dhe shteti ka faj si dreqi në këtë mes dhe për këtë duhet të paguajë koston e vet, si institucionale e ligjore ashtu dhe elektorale. Problemi është tek opozita shqiptare, e cila e ka ngritur tërë skenarin e opozitarizmit mbi kauza të rastësishme, pa pasur fuqi që të shtyjë më tej luftën e saj politike, që të trondisë qeverinë.

Dhe këtë të shtunë, ende pa rënë në banesën e përjetshme tetë viktimat e së njëjtës familje, mes të cilëve dhe dy fëmijë, ish kryeministri Berisha ka filluar nga të bërit politikë, për të përfituar në kurriz të kësaj tragjedie.

“Një masakër që tronditi Shqipërinë dhe bëri lajme botërore por nuk të preku ty o skizofren! Njëmijë herë turp o faqezi antishqiptar dhe antinjeri!

Miq, masakra në Resulaj të Selenicës, në të cilen nje xhelat i vertet mori jeten e tete femijeve, burrave, grave te pafajshem dhe plagosi disa te tjere, ka shkaktuar dhimbje, tronditje dhe zi ne zemren dhe votren e çdo shqiptari.

Kjo masaker makabre ka perbere nje lajme boteror ne te gjitha mediat e medha te botes. Por kjo masaker nuk ka perbere lajm, nuk eshte denuar dhe nuk eshte thene nje fjale ngushelluese familjareve nga monstra ne krye te qeverise dhe funderrinat e tjera te kabinetit te skizofrenit, i cili me heshtjen e tij paranojake i vrau per se dyti viktimat e Selenices!

Me kete rast dua ti them monstres ne krye te qeverise, njeqind e njemije here turp o faqezi, antishqiptar dhe antinjeri, ty dhe funderrinave qe te rrethojne!”, shkruan Berisha në një postim në rrjetin social.

Dhe Berisha, meqë ndodhet në ‘ngujimin’ e përvitshëm të gushtit nga frika e Haklajve merret e merret vetëm me këtë punën e dërgimit të mesazheve përmes rrjeteve sociale, pavarësisht se dikujt i prish familjen e dikujt i shton dhimbjen.

Por shqiptarët nuk e kanë të fshirë tërësisht kujtesën, aq më tepër kur bëhet fjalë për qëndrimin politik të liderëve politikë në 2-3 vitet e fundit. Kaq e mbajnë mend shqiptarët.

Më 21 prill të vitit 2016, në përpjekje për të sabotuar miratimin e reformës në drejtësi, si forma më efikase e përcaktuar nga partnerët tanë ndërkombëtarë SHBA dhe BE për të luftuar krimin dhe abuzimin, Berisha ka bërë një kërkesë të paprecedentë në sallën e Kuvendit.

Ish-Presidenti dhe ish-kryeministri i shqiptarëve u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë as më pak dhe as më shumë por që të armatosen dhe të mbrohen nga qeveria, sikur në këtë vend të mos ekzistonin organet shtetërore.

Sali Berisha tha në Parlament se qeveria nuk mbron më jetën, dhe u kërkoi qytetarëve të marrin të gjithë armët dhe të mbrojnë familjen, pronën dhe veten. Kjo thirrje e paprecedentë u justifikua me argumentin se qeveria është një organizatë kriminale që sulmon opozitën e qytetarët.

“Unë kam një kërkesë sot për shqiptarët, u bëj thirrje për sigurinë e tyre të armatosen, të sigurojnë armë për të mbrojtur veten, vatrat, pasuritë e tyre sepse nuk kanë asnjë siguri. Ju bëj thirrje të armatosen.

Nëse ju si organizatë kriminale mendoni të terrorizoni opozitën e qytetarët, ju garantoj se opozita dhe qytetarët janë të gatshëm t’ua kthejnë ju me të gjitha mjetet dhe të mos gjeni vrimë miu ku të futeni”, deklaroi Berisha në foltoren e Parlamentit më 21 prill 2016.

Pra bëri thirrje në drejtim të qytetarëve që të rrëmbejnë armët, nëse nuk i kanë ti gjejnë ato dhe të mbrojnë veten, pavarësisht se ku cënohet e drejta jote dhe ku mbrohet e tjetrit, janë organet ligjzbatuese që e bëjnë.

Por Berisha kërkoi me gjithë forcën e tij armatosjen e popullsisë. Pra dhe të këtij të çmendurit të fshatit Resulaj në Vlorë, Ritvan Zykaj që në vitin 2016 ishte 22 vjeç dhe që ditën e premte vrau 8 të afërm të tij nga 7 deri në 75 vjeç.

Asokohe kjo deklaratë e Sali Berishës menjëherë shkaktoi reagime në Parlament, çka e bëri Berishën të rregullojë vijimin e thirrjes për armatosjen e qytetarëve. Pas reagimeve, Berisha ndërhyri duke thënë se pajisja me armë e qytetarëve të rregullohet me ligj, njësojë si në SHBA. Ai e quajti qeverinë organizatë kriminale që cenon jetën e qytetarëve ndaj dhe e vetmja mundësi mbrojtjeje është pajisja e tyre me armë.

“Të armatosen si armatosen amerikanët, të gjithë qytetarët që duan të mbrojnë veten e tyre. Të sjellim ligjin, t’u japim të drejtë qytetarëve të mbajnë armë. Me këtë organizatë kriminale nuk ka rend, nuk ka qetësi. Këta këtu që hidhen sigurisht hidhen se janë të lidhur me bandat, sigurinë ua japin bandat me uniformë dhe pa uniformë”, deklaroi Berisha jashtë Parlamentit.

Shteti asokohe nuk u mor me Sali Berishën, Adriatik Llalla kryeprokurori i atëhershëm nuk u mor me Berishën, pasi duhej të kishte filluar hetimin penal me kryesisht për thirrje për armatosje të popullsisë dhe rebelim të armatosur.

Berisha ishte “mentori” i Llallës bashkë me ish kreun e Kuvendit sot President Ilir Meta, dhe ish kryeprokurori s’mund të dënonte bamirësit e tij. Këtë e tha Donald Lu pas dy vjetësh dhe tashmë Llalla është vetë nën hetim për abuzim.

Por me sa duket deklarata e Berishës për armatosje të popullsisë paska qënë ngulitur fort tek çobani i dhenve në Resulaj të Vlorës Ritvan Zykaj dhe ndoshta tek qindra “Ritvanë” të tjerë të çmendur në të gjithë vendin që kanë shkaktuar e janë të gatshëm të shkaktojnë tragjedi njerëzore në çdo moment.

Ndaj është më emergjencë se kurrë që, bashkë me tërë këta të çmendur që lëvizin lirshëm nëpër Shqipëri të armatosur, të fillojë pastrimi që nga krye i çmenduri Sali Berisha dhe gjithë të tjerët duke i futur në burg apo spital burgu si të jetë më lehtë.

Janë një kontigjent shumë shumë i rrezikshëm të çmendurit, sidomos në politikë, shkaktojnë tragjedi./Pamfleti/

Politike Berisha duhet të ishte në burg thirrje popullit për armatosje