Politike31 Janar 2023, 20:55

“Berisha e ka kthyer partinë në inekzistente”, Ibsen Elezi: PD ka frikë të bëjë protesta sepse ka abuzuar me to

Shkruar nga Pamfleti
“Berisha e ka kthyer partinë në inekzistente”, Ibsen

Anëtari i Partisë Demokratike, Ibsen Elezi tha se PD-ja ka frikë të organizohet dhe të bëjë protesta sepse ka abuzuar me to. Sipas tij opozita ka humbur mjetin më të fortë për shkak të humbjes së besimit nga populli.

Ajo çfarë opozita ka humbur me veprimtarinë e saj politike është mjeti më i fortë. Në raste të tilla ka reagim popullor, kur një kryeministër implikohet dhe reagimin popullor opozita e ka shumë të vështirë për ta realizuar për shkak të humbjes së besueshmërisë,” tha Elezi.

Ai shtoi se Berisha e ka kthyer PD në një parti inegzistente, pasi faktet që zotëron ai mund t’ia japë kujtdo deputeti për t’u ballafaquar në parlament duke qenë se ai vetë është i përjashtuar, por zgjedh të mos e bëjë diçka të tillë.

Nëse Partia Demokratike ka mbetur te Sali Berisha që po s’doli Sali Berisha të paraqesë fakte mbaroi parlamenti, atëherë Sali Berisha e ka kthyer partinë në inekzistente,” u shpreh Elezi për “EuronewsAlbania”.

Politike #Elezi PD Protestat