Politike11 Shkurt 2023, 12:53

Berisha e Meta "të pandarë" në protestë, shfaqen krah njëri-tjetrit në shesh

Shkruar nga Pamfleti
Berisha e Meta "të pandarë" në protestë, shfaqen

Ka filluar protesta e opozitës para Kryeministrisë. Ish-kryeministri Berisha njoftoi protestën pas arrestimit të ish zyrtarit të FBI, Charles McGonigal, ndërsa demokratët akuzuan kreun e qeverisë si të përfshirë në afera korruptive me të për asgjësimin e opozitës.

Protestës i është bashkuar edhe Ilir Meta, i cili është shfaqur bashkë me Berishën afër podiumit kur po mbahet protesta.

Ndërkohë policia e Tiranës ka përcaktuar planin e masave për protestën e thirrur sot nga opozita, në orën 12:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Rreth 1 mijë efektivë policie, forca të rendit, FNSH-së dhe RENEA do të jenë të angazhuar në terren për mbarëvajtjen e tubimit.

Policia njofton se duke filluar nga ora 06:00 e së shtunës, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët që lidhen me bulevardin Dëshmorët e Kombitt, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e deri në përfundim të tubimit. Si në protestat e tjera, edhe këtë herë do të krijohet kordoni me efektivë policie para godinës së Kryeministrisë dhe rreth saj. Në terren do të ketë edhe agjentë civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e tubimit.

Politike #Fillon protesta Berisha Meta