Politike 6 Korrik 2022, 19:35

“Berisha është i pari që duhet të largohet”, Demalia: Nuk mund të heqim një të keqe të madhe dhe të sjellim një më të vogël

Shkruar nga Pamfleti
“Berisha është i pari që duhet të largohet”,

Analisti Ilir Demalia, gjatë një interviste televizive ka folur lidhur me protestën e 7 korrikut, për të cilën tha se bëhet për të treguar forcën e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Demalia tha se nuk mund të mbështesim Berishën,  për të rrëzuar kryeministrit Edi Rama, pasi sipas tij këta riciklojnë njëri tjetrin, por janë njësoj prandaj duhet të largohen të gjithë si kastë politike.

Berisha është i pari që duhet të largohet nga politika, së bashku me gardën e tij, me flamurin pa bisht e me bishtin pa flamur. Nuk mund të vazhdojmë për të hequr një të keqe më të madhe për të sjellë një të keqe më të vogël dhe kjo e keqja më e vogël bëhet e keqe më e madhe dhe pastaj riciklojmë të keqen më të vogël për ta bërë atë më të madhe dhe pastaj vazhdojnë  e keqja dhe rritet gjithmonë e më shumë e pastaj largohen nga Shqipëria. Nëse nuk kanë turp, të shkojnë pas Berishës, pas Ramës e pas kujt të duan“, tha ai.

Ai gjithashtu shtoi se edhe pse ka 1 mijë arsye për të protestuar, nuk mund ti besosh organizatorëve si Deputetit Flamur Noka, pasi ata janë karta të djegura dhe se Edi Rama do të bënte pallë edhe 20 vite nëse do të ketë këto person përballë.

Nuk mund të luash me karta të djegura kjo protestë nuk ka asnjë funksion. Po si mund t’iu besoj unë këtyre njerëzve? Si mund ti besoj Flamur Nokës. Ka 1 mijë arsye për ta rrëzuar këtë qeveri, por kush? Këta? Edi Rama bën pall dhe 20 vjet me këta. Edhe 20 vjet bën pallë me këta”, tha ai në “Ora News”.

Politike Berisha Demalia Protestë