Politike30 Shtator 2022, 22:57

Berisha gati të strehohet sërish nën “çatinë” e Metës, Noka: Nëse nuk marrim vulën e PD, do ndjekim skenarin e 6 marsit për zgjedhjet vendore

Shkruar nga Pamfleti
Berisha gati të strehohet sërish nën

Sali Berisha pritet të strehohet  sërish te “çatia” e Ilir Metës.

Një ditë më parë “Pamfleti” e paralajmëroi se Berisha mund të mbetet jashtë zgjedhjeve vendore nëse gjykata nuk i jep të drejtë. Mbi këtë është pyetur dhe Flamur Noka.

I pyetur se si do t’i regjistrojnë kandidatët në rast se gjykata nuk flet dhe Gazment Bardhi (i cili ka vulën e partisë), do të regjistrojë kandidatët e tij për kryetarë bashkie me logon e PD, Noka tha se mund të përsëritet 6 marsi.

Sipas tij kandidatët mund të regjistrohen në koalicion, duke lënë të hapur mundësinë e regjistrimit të kandidatëve demokratë nën siglën e Partisë së Lirisë së Ilir Metës.

Në çdo rrethanë do të kemi koalicion, nuk do të dalim sërish nën një koalicion”, tha ai.

Politike Berisha noka