Politike10 Gusht 2022, 20:31

Berisha harron fotot me Enverin: Ishte Adolf Hitleri shqiptar, hoqi fjalën e lirë

Shkruar nga Pamfleti
Berisha harron fotot me Enverin: Ishte Adolf Hitleri shqiptar, hoqi fjalën

Ish-kryeministri Sali Berisha, zhvilloi sot një takim me qytetarë dhe intelektualë në 34-vjetorin e vrasjes së poetit shqiptar, Havzi Nela i cili u var në litar në qytetin e Kukësit.

Berisha e konsideroi atë si një prej figurave më të shquara të letërsisë shqiptare.

“Ju falënderoj për këtë takim kushtuar një prej figurave më të shquara të letërsisë shqiptare. I cili ra për t’u bërë i pavdekshëm për të vërtetën që ai besonte, për lirinë, fjalën e lirë dhe dinjitetin njerëzor”, tha Berisha.

Ndërkohë duke harruar fotot me diktatorin që ju bënë publike pak kohë më parë,  Berisha u shpreh se Enver Hoxha ishte Hitleri shqiptar.

Sipas Berishës dy ishin arsyet kryesore se përse ai quhej Hitleri shqiptar, njëra prej të cilave ishte qëndrimi që Enveri kishte ndaj fjalës së lirë dhe opozitës.

Gjykoj se dy kanë qenë shkaqet më kryesore në të cilat Enver Hoxha ngjason tmerrësisht me Adolf Hitlerin. Njëra prej tyre ishte qëndrimi ndaj fjalës së lirë dhe opozitës”, u shpreh Berisha.

Politike Berisha Enveri hitler