Politike21 Nëntor 2022, 14:23

Berisha harron përmbytjet e 2010-ës në Shkodër: Kjo fatkeqësi nuk është ‘dorë’ e Zotit, por e robit hajdut!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha harron përmbytjet e 2010-ës në Shkodër: Kjo

Ish-kryeministri, Sali Berisha duke folur për përmbytjet në Shkodër, tha se situata është krijuar nga “dora e njeriut”, duke bërë përgjegjës qeverinë për mosmarrjen e masave. Konkretisht, Berisha u shpreh se fajtor për përmbytjen është vetëm Edi Rama dhe dora e tij e vjedhjes së bashku me ministren Balluku.

Si duket Berisha e ka harruar 2010-ën, ku e gjithë Shkodra u mbulua nga uji. Ngjarje e cila njihet si përmbytja më e madhe që ka ndodhur në këtë qark.

“Kjo fatkeqësi natyrore sigurisht nuk është e rrallë, por është krejt e veçantë kësaj here, është gjithçka jo dorë e Zotit, por e robit hajdut. E them këtë sepse kjo u krijua kryekëput nga keqadministrimi i kaskadës absolutisht të diktuar nga vjedhja qeveritare.

Çfarë ndodhi? Gjatë këtyre ditëve që ta dinë qytetarët, Rama dhe ministrja e tij Balluku, nuk kanë prodhuar energji, por kanë blerë me 226 euro megavat në bursë, në një kohë kur energjia e kontraktuar 10 mln euro mund të prodhohej pa asnjë lloj kufizimi, pasoje, në kaskadën e Drinit.

Sot Edi Rama fajin e gjen tek media dhe opozita për vjedhjen dhe katastrofën që krijoi vetë. Një javë më parë instituti i gjeoshkencës, i ka dërguar në zyrtar e vendimarrësve kryesorë, sinoptikën duke informuar se do ketë reshje të fuqishme në alpe dhe se duhet të merren masa”, tha Berisha.

Politike Berisha përmbytjet në SHkodër