
"Rama ka thënë dhe vetë..."/ I frikësuar nga burgu, Meta sulmon SPAK; e konsideron "vegël" të partisë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i bën thirrje të gjithë opozitës që të dalin me një kandidat të përbashkët për zgjedhjet vendore. Meta tha se qëllimi i tyre është që të marrin shumicën në këshillat bashkiakë.
“Kam përshtypjen se qëndrimet e mia si kryetar i PL kanë qenë të qarta. Çdo forcë politike në zgjedhjet vendore do ta testojë peshën e saj në këshilla bashkiakë. Në këtë drejtim PL ka objektivat e saj tepër ambiciozë. S ai takon kandidatëve do ishte normale të kishte edhe 2-3 kandidatë si në çdo vend normal. Ne jemi në kushte e një shteti mafioz dhe kjo i imponon opozitës së vërtetë, nuk flas për segmentet e këtij regjimi mafioz, i imponon që të dalë me një kandidat të përbashkët në çdo bashki. Padiksutim, Qëndrimi ka qenë i qartë, për ne ka rëndësi të jenë 61 kandidat më të mirë të mundshëm në çdo bashki”- tha Meta.
I pyetur nëse Sali Berisha është dakord që të dalin me një kandidat, Meta thotë se Berisha duhet të jetë më i interesuari.
“PD duhet të jetë edhe më interesuar, duke qenë një parti më e madhe duhet të ketë përgjegjsi më të madh e për këtë rezultat. Kjo është një mundësi që nuk mund të nënvleftësohet as nuk mund të humbitet”- tha Meta.
Vlen të theksohet se, Sali Berisha vijon të qëndrojë ende i pavendosur, duke mos dhënë një përgjigje konkrete sa i përket kandidatit të përbashkët për zgjedhjet vendore.