Politike17 Mars 2022, 20:23

Berisha kërkon frenat e grupit parlamentar, shton thirrjet për të joshur sa më shumë deputetë

Shkruar nga Pamfleti
Berisha kërkon frenat e grupit parlamentar, shton thirrjet për të

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se është hedhur në aksion për të marrë pas vetes së më shumë prej deputetëve që deri dje ishin krah Bashës. Zgjedhjet e 6 marsit krijuan një konflikt më të thellë në parti dhe shumë deputetë i kanë kërkuar dorëheqjen Bashës.

Berisha duket se po tenton me çdo kusht që të marrë frenat e grupit parlamentar demokrat. “Ne jemi në negociata. Deputetët, s’mund të mohohet që kishte në anomalitet në grupin parlamentar, ne nuk krijuam grup parlamentar. Përpjekjet janë për normalizimin e jetës së grupit parlamentar. Dhe kjo do të ndodhë, si hapi i parë shumë i rëndësishëm. Ne kemi vendosur nenin e fraksionit, e kemi rikthyer. Gjykoj se përderisa nuk u krijua një grup i dytë parlamentar, do normalizohet grupi palamentar. Unë po punoj sa mundem që të dërgoj mesazhe pajtuese në bazën e partisë. Detyra më kryesore në këtë periudhë është bashkimi i demokratëve”, tha ai në një intervistë për “Syri Tv”.

Më 30 prill do të mbahet Kuvendi i PD dhe me shumë gjasë Berisha do të shfaqë kandidaturën për kryetar të PD. Ai ju bëri thirrje të gjithë deputetëve që t’i bashkohen. “Pres që deputetët të vijnë në atë Kuvend. Deputetët do të jenë të mirëpritur të gjithë, pa përjashtim. Do të kenë të drejtë të kandidojnë për Kryesinë etj. Cilido prej tyre mund të kandidojë për kryetar partie pasi të hapet gara. Unë pres të marrin pjesë që të gjithë”, tha ai.

Politike Berisha deputetë PD