Politike 5 Maj 2022, 14:16

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, Paloka: Përcaktojmë qëndrimin për Presidentin

Shkruar nga Pamfleti
Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, Paloka: Përcaktojmë

Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, Paloka: Përcaktojmë qëndrimin për Presidentin

Në një konferencë për mediat, deputeti Edi Paloka ka njoftuar se ditën e nesërme, në orën 18:00 do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së.

Në këtë mbledhje do të miratohet qëndrimi mbi procesin e zgjedhjes së Presidentit, ka bërë me dije Paloka.

“Komisioni i Rithemelimit, ka vendosur thirrjen e mbledhjes së parë të Këshillit Kombëtar të PD në datën 6 maj në orën 18:00. qëllimi përveç konstituimit të Këshillit Kombëtar , edhe përcaktimi i një qëndrimi politik të PD lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit.

Mbledhja duhej mbajtur të paktën 5 ditë nga thirrja e Këshillit Kombëtar por për shkak të natyrës urgjente të çështjes që trajtohet, komisioni i Rithemelimit vendosi që të mbahet nesër pasdite.

Këshilli Kombëtar i PD është i vetmi organ i cili mund të përcaktojë qëndrimin e unifikuar të PD lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, pasi në bazë të statutit edhe të vjetrit e të riut, Këshilli Kombëtar i PD është organi më i lartë që drejton veprimtarinë politike të PD në periudhën mes dy Kuvendeve.

Në mbledhjen e parë të këshillit kombëtar, statuti përcakton të zgjidhte dhe kryetari i këshillit kombëtar”, deklaroi Paloka.

Politike Edi Paloka Këshillin Kombëtar presidenti i ri Sali Berisha