Politike24 Mars 2022, 12:10

Berisha merr demokratët me të mira: “Bashizmi” mori fund, tani jam unë!

Shkruar nga Pamfleti
Berisha merr demokratët me të mira: “Bashizmi” mori fund,

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat, ka deklaruar se ka vetëm një PD dhe sipas tij Bashizmi, ishte një doktrinë që dhunonte statutin.

Ai tha se tashmë ka filluar procesin e bashkimit të partisë duke nisur nga takimet me kryetarët e degëve të PD-së në rrethe.

Së pari dua të garantoj demokratët në të gjitha nivelet nga anëtar i thjesht te depitetë e me radhë se PD është e hapur dhe vullnet plotë për të diskutuar dhe debatuar me çdo anëtar të saj cilido qoftë ai. Jemi të hapur të bëjmë gjithçka për garantimin e votës së lirë dhe bashkimin rreth votës së lirë.

Nëse nuk bëhet më fjalë për një kryesi të shkuarkuar më 11 Dhjetor, kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve cilido qoftë ai nuk dëgjohet. Fola për 11 Dhjetorin por sanksionimin më të plotë 11 Dhjetori e mori me datë 6 Mars. Ajo që unë dua të theksoj dhe siguroj është se PD ka institucionin e saj tashmë operativ dhe të plotrë dhe ky është grupi parlamentar të dalë nga Kuvendi i 11 Dhjetorit.

Por unë gjykoj se debate se brenda grupit parlamentar mund të zhvillohet çdo debat mund të diskutohet për çdo gjë. Sikundër dua të theksoj dhe ftoj miqtë e mi të mos harrojmë Bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit, institucioneve dhe parimeve të partisë. Ai u arkivua bashkë me dorëheqjen e Lulzim Bashës. Askush nuk mund të mendojë të paraqesë sikur ekzistojnë dy parti demokratike. Ekziston vetëm një dhe vetëm parti demokratike”, tha Berisha.

 

Politike Basha Berisha parlament