alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Berisha, Meta e Rama, rrënuesit e Drejtësisë, abuzim me Gërdecin, Fazlliç, noterët, tenderat e ekstradimet

27/08/2019, 17:31
ne Editorial, Kryesore
A A
Berisha, Meta e Rama, rrënuesit e Drejtësisë, abuzim me Gërdecin, Fazlliç, noterët, tenderat e ekstradimet

Berisha, Meta e Rama, rrënuesit e Drejtësisë, abuzim me Gërdecin, Fazlliç, noterët, tenderat e ekstradimet

Ministrat e Drejtësisë, duke filluar nga Aldo Bumçi e vijuar me Enkelejd Alibeajn, Bujar Nishanin, Eduart Halimin, Nasip Naçon, Ylli Manjanin, Petrit Vasilin e Etilda Gjonajn, nuk lanë maskarallëk pa bërë në emër të shefave. Historiku 14 vjeçar që zhbëri Drejtësinë

Ministria e Drejtësisë ka qënë gjithnjë “target” i partive qeverisëse për të abuzuar dhe vjedhur dhe jo për të rregulluar sistemin sipas ligjit. Këtë gjë ka bërë Sali Berisha gjatë 8 viteve të qeverisje së tij të dytë. Në gjurmët e tij ka ecur dhe Edi Rama në këto 6 vite si kryeministër.


-Lexo edhe:

Paguan populli/ Deputetë me 2-3 shtëpi në Tiranë e zona, marrin 350 mijë lekë/muaj për qira banimi

Ceno Klosi, krye-tatimori me shumë “cene” korrupsioni, ka sajuar dhe 216 milionë Euro humbje fiktive në OSHEE

Po e fillojmë me ish kryeministrin Sali Berisha, i cili erdhi në pushtet në vitin 2005 duke rrëzuar Fatos Nanon e socialistët nga drejtimin i vendit, nën moton e “duarve të pastra”.

Kamikazët e Berishës në krye të Drejtësisë që shkaktuan tragjedi

Duke qënë se objekt kemi Ministrinë e Drejtësisë, nuk kishte si të mos bënte përshtypje ngjitja në këtë post e Aldo Bumçit, pak i njohur në politikën shqiptare, por i futur përmes KOP-it.

Ministri i ri, u “dallua” gjatë gjithë drejtimit të këtij dikasteri për bindje të thellë ndaj Berishës dhe familjes së tij biologjike, përfshirë dhe miqtë për kokë të ardhur nga Serbia.

Bumçi u bë i famshëm me sjelljen e tij prej ushtari model të Shkelzen Berishës, i cili i raportonte në detaje për gjithçka bëhej për ngritjen e punishtes së vdekjes në Gërdec, ko demontoheshin armët e ushtrisë.

Ish-ministri i Drejtësisë Aldo Bumçi, nisi një faks për “Gërdecin” në adresë të Ministrisë së Mbrojtjes, për Shkëlzen Berishën. Vetë Aldo e mohoi këtë fakt, por sekretarja e tij e konfirmoi në prokurori. Bumçi nuk i raportonte Shkëlzenit vetëm nëpërmjet faksit, por edhe drejtpërdrejt dhe takimet konfirmohen nga një raport sekret që ambasada amerikane në Tiranë i kishte nisur DASH. “Në një dëshmi, sekretarja e ministrit të Drejtësisë, Aldo Bumçi, tregoi për të paktën dy takime mes Bumçit e Shkëlzenit në 2007-ën. Dhe kur u pyet për një letër që Bumçi i dërgonte Mediut për aprovim të projekt-ligjit që do t’i hapte rrugë çmontimeve në Gërdec, ajo konfirmoi që Bumçi kishte shkruar mbi kapak “Për Shkëlzen Berishën”.

Ndërkohë që Bumçi operoi në shërbim të Berishës për listën e noterëve dhe të shoqatës së Avokatëve, duke degjeneruar Ministrinë e Drejtësisë dhe vënë atë në shërbim të familjes.

Berisha e shkarkoi nga posti duke emëruar në krye të Drejtësisë Ilir Rusmalin, i cili bashkë me Ritvan Boden ishin kundër ngritjes së punishtes së vdekjes në Gërdec, nga shpërthimi i të cilës u vranë 26 të pafajshëm dhe u plagosën 30 të tjerë.

Pas akuzave të sajuara të ish-Drejtorit të Burgjeve Sajmir Shehri se vëllai i Rusmalit kërkoi favorizime për një tendër, ai dha dorëheqjen nga posti, duke deklaruar se largohej në emër të moralit dhe kërkuar Berishës që të angazhojë auditin për të hetuar shpejt të gjitha akuzat.

Berisha jo vetëm që s’hetoi, por emëroi Enkelejd Alibeajn ministër Drejtësie. Kjo s’ishte rastësi, pasi Alibeaj ishte “arkitekti” ligjor i ngritjes së biznesit të “vdekjes” në Gërdec.

Enkelejd Alibeaj është autori i e-mail-eve të famshme, të cilat janë botuar dhe në media dhe që kishin të bënin me ligjin për demontimin e municioneve në Gërdec. Ai është justifikuar me vendimin e qeverisë që përcaktonte funksionet e Zyrës Antikorrupsion, që drejtonte në kohën kur hartohej ligji i Gërdecit.

Ndërkohë që Alibeaj mbahet mend se kur ishte ministër Drejtësie tentoi të hynte me forcë në ambientet e Prokurorisë së Tiranës, për të rrëmbyer dhe shkatërruar dosjen e Damir Fazlliç.

Skandali alarmoi ambasadën amerikane dhe këtë e dëshmuan kabllogramet e zbardhura nga Uikiliks. Emri biznesmenit Damir Fazlliç përmendet në të paktën 14 kabllograme të ambasadës amerikane, përfshi tentativat e kryeministrit Berisha për ta shpëtuar boshnjakun nga hetimet e Prokurorisë. Problematika që rrethon Damir Fazlliç, trajtohet në kabllogramin e datës 14 Tetor 2008 me titull: “Berisha fillon sulmin e ri ndaj Prokurores së Përgjithshme”.

Vetëm një vit më vonë pas shpërthimit të Gërdecit dhe daljes në pah të skandaleve të Alibeajt si arkitekt ligjor i punishtes së demontimit të municioneve që shkaktoi 26 viktima dhe plagosi mbi 300 të tjerë, Berisha e zëvendësoi atë me Bujar Nishanin.

Ky i fundit nuk la gjyqtar të familjes pa mbrojtur, ndërkohë që ka akuza se ka abuzuar me listën e noterëve, ekstradimet dhe tenderat në këtë ministri. Vetëm dy vite më vonë e deri në largimin nga pushteti, në krye të Ministrisë së Drejtësisë ishte Eduart Halimi i cili u akuzua për abuzim me tenderat në burgje e ushqimin, noterët, mbrojtjen e gjyqtarëve të korruptuar, marrjen njëherësh dhe të pagës së ministrit e të deputetit.

Këtu përfundon drejtimi i njerëzve të Berishës të ministrisë së Berishës, për të ardhur në “epokën” e qeverisjes së këtij dikasteri nga njerëzit e Metës dhe të Ramës.

Ministrat e Metës e Ramës ecën nën gjurmët e paraardhësve

Ish kreu i këtij institucioni Nasip Naço, përgjatë kohës që ka qenë ministër ka pasur një sërë përplasjesh me gjyqtarët. Këta të fundit e kanë akuzuar se ka ndërmarrë iniciativa me kriminelë të akuzuar për vrasje jashtë vendit.

Në vitin 2015 Naço dha dorëheqjen, për shkak se abuzoi sërish me noterët, me ekstradimet dhe me tenderat në këtë ministri, por që me sa duket Nasipi nuk e kishte dërguar “pjesën” tek Meta, duke sjellë dhe shkarkimin automatik të tij. Preteksti ishte kundërshtimi i tij për reformën në drejtësi, kundër të cilës ishte vetë Meta.

Më pas vendin e tij e zuri, Ylli Manjani, i cili ka shënuar një sërë skandalesh, ku më i evidentuari asokohe ka qënë ai i licensave të noterëve për persona të dënuar. Më vonë shpërtheu skandali i byzylykëve, për të cilin Manjani është thirrur edhe në Prokurori, një skandal që i ka kushtuar buxhetit të shtetit mbi 2 milionë euro, për një “mall” i cili u bë hyrje vetëm me letra.

Manjani akuzohet se ka pasur abuzime për pesë tendera, përfshirë këtu edhe atë të byzylykëve të zhvilluar në vitet 2016-2017 me vlerë 4.4 milionë euro. Këto janë të dhënat e konfirmuara nga Prokuroria. Në të pestë tenderat e audituar, fitues kanë dalë operatorët ekonomikë me vlerat më të larta, ndërsa konkurentët e tjerë janë paraqitur pa ofertë, pse pa dokumentacione.

Manjani akuzohet dhe për vonesën e përkthimit të dokumenteve të ardhura nga Greqia në ngarkim të supertrafikantit të drogës Klemend Balili, mikut të Metës, vonesa e të cilave e lejoi atë që të qëndronte 2 vite në arrati.

Ylli i LSI përfitoi një banesë në Sarandë nga ‘Balilët’ për të gjitha shërbimet që ka bërë në drejtim të tyre. Përveç Manjanit për skandalin me tenderat përfshirë dhe “Byzylykët” nën hetim është vënë dhe ish ministri tjetër i LSI, Petrit Vasili.

Dhe “qershia” mbi tortë është ministrja aktuale e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e emëruar direkt nga Edi Rama në këtë post, me këmbënguljen e fortë të ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Vetëm në pak kohë, Gjonaj u bë pjesë e skandaleve dhe është kthyer në ministren më të lakuar për shkelje të ligjit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ekzistojnë dhjetra fakte që hedhin dritë mbi skandalet nëpërmjet tenderave,  licensimit të noterëve apo konkurseve të tjera fiktive.

Të tjera fakte që vërtetojnë kundërligjshmëritë e firmosura nga Gjonaj zbardhen në një raport të dalë nga një inspektim në Ministrinë e Drejtësisë. Aty tregohej, se si vendimet në emër të saj, merreshin nga persona të tjerë jashtë kësaj ministrie, si nga Fatmir Xhafaj. Edhe Gjonaj akuzohet në raportin për licensime në kundërshtim  me Ligjin për Noterinë.

Së fundmi është publikuar në media, vjedhja që bëhet nëpërmjet këtij institucioni nga Ministrja Etilda Gjonaj. Mijëra euro shpenzime për udhëtime dhe akomodime në hotele luksoze janë regjistruar nga ministrja Gjonaj, ndonëse kjo e fundit e mohon se ka abuzuar. Rasti konkret ka qënë ai i akomodimit në një hotel në Romë, ku për një natë janë paguar 706 euro.

Ky është një profil i paautorizuar i ministrave të drejtësisë së Berishës, Metës dhe Ramës, të cilët në fund të herës kanë abuzuar të gjithë në emër të shefave me Hipotekat dhe Burgjet./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Paguan populli/ Deputetë me 2-3 shtëpi në Tiranë e zona, marrin 350 mijë lekë/muaj për qira banimi
Kryesore

Paguan populli/ Deputetë me 2-3 shtëpi në Tiranë e zona, marrin 350 mijë lekë/muaj për qira banimi

21/05/2022, 13:31
Ceno Klosi, krye-tatimori me shumë “cene” korrupsioni, ka sajuar dhe 216 milionë Euro humbje fiktive në OSHEE
Anti-Mafia

Ceno Klosi, krye-tatimori me shumë “cene” korrupsioni, ka sajuar dhe 216 milionë Euro humbje fiktive në OSHEE

21/05/2022, 10:51
Bota

Dështimet ushtarake në Ukrainë, Vladimir Putin mizerabël nga ‘lodhja fizike’: i irrituar flakërit herë pas here dorën në ajër!

21/05/2022, 8:53
A e ka hapur Nuredin Dumani dosjen e lidhjes së politikës me krimin?
Editorial

A e ka hapur Nuredin Dumani dosjen e lidhjes së politikës me krimin?

21/05/2022, 13:26
Paguan populli/ Deputetë me 2-3 shtëpi në Tiranë e zona, marrin 350 mijë lekë/muaj për qira banimi
Kryesore

“Presidenti”/ Dështojnë negociatat! PS refuzoi t’i japë votat për kandidatët, Alibeaj anulon mbledhjen e grupit të PD-së

20/05/2022, 15:58
97-vjetori i themelimit, KLSH hap dyert për publikun, mundësi për t’u njohur me historikun dhe biseduar me audituesit
Kryesore

97-vjetori i themelimit, KLSH hap dyert për publikun, mundësi për t’u njohur me historikun dhe biseduar me audituesit

20/05/2022, 15:18
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Reali bën lëvizjen e papritur, do objektivin e Manchester United

E thotë shkenca, ky ilaç bën çudira me dhëmbët e prishur dhe të thyer

E thotë shkenca, ky ilaç bën çudira me dhëmbët e prishur dhe të thyer

Lajmi i Dites

Negociatat/ Meta dhe Rama luajnë "polici i mirë, polici i keq" me Brukselin: Shqetësim serioz klima e polarizuar politike!

Negociatat/ Meta dhe Rama luajnë “polici i mirë, polici i keq” me Brukselin: Shqetësim serioz klima e polarizuar politike!

21/05/2022, 11:40

Lajmet e fundit

Përfundojnë kontrollet për kokainën e fshehur në anijen me qymyr në Durrës; sa drogë u sekuestrua

Përfundojnë kontrollet për kokainën e fshehur në anijen me qymyr në Durrës; sa drogë u sekuestrua

21/05/2022, 13:54
A do të ketë shtetrrethim për finalen e Conference League? Drejtori i Policisë së Shtetit sqaron rrethanat: Jo panik!

A do të ketë shtetrrethim për finalen e Conference League? Drejtori i Policisë së Shtetit sqaron rrethanat: Jo panik!

21/05/2022, 13:45
Paguan populli/ Deputetë me 2-3 shtëpi në Tiranë e zona, marrin 350 mijë lekë/muaj për qira banimi

Paguan populli/ Deputetë me 2-3 shtëpi në Tiranë e zona, marrin 350 mijë lekë/muaj për qira banimi

21/05/2022, 13:31
‘Fqinjët i mbajmë dhe na mbajnë mirë’, Rama “kritikon” vlonjatët: Nëse hidhni plehra përzini turistët!

‘Fqinjët i mbajmë dhe na mbajnë mirë’, Rama “kritikon” vlonjatët: Nëse hidhni plehra përzini turistët!

21/05/2022, 13:22
Qeveria "zbarkon" në Vlorë, Ahmetaj shpallë vakancat: Vetëm këtu nevojiten 1 mijë të rinj e të reja që të mbushin vendet bosh të punës

Qeveria “zbarkon” në Vlorë, Ahmetaj shpallë vakancat: Vetëm këtu nevojiten 1 mijë të rinj e të reja që të mbushin vendet bosh të punës

21/05/2022, 13:12
Qeveria "shpërngulet" në Vlorë, Yuri Kim "mbërthen" Tiranën; me flamurin e LGBTQI në duar, i bashkohet ‘Paradës së Krenarisë’

“Ne jemi familje”/ Me flamurin e LGBTQI në duar, Yuri Kim i bashkohet ‘Paradës së Krenarisë’

21/05/2022, 12:51
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Shuma totale është 5.9 milionë lekë në muaj, por këtyre e deputetëve të tjerë, u jepen çdo muaj dhe nga 1.3 milionë lekë karburant, faturë telefoni, hoteli e dietë ushqimore

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #tirana #deputet #shqiperia #korrupsion #hotel #telefon #albania
  • Rama paralajmëroi ndryshim kursi, Meta "shuplakë" qeverisë: Vlerësoj mbështetjen e PE-së

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #edirama #ilirmeta
  • Pasi KLSH zbuloi abuzimet e tij, kryeministri e emëroi drejtor në vend të Alqi Bllakos e më pas krye-drejtor në tatime, ndërsa SPAK ka nisur hetimet për batërdinë në OSHEE, kur Ceno Klosi ka qenë Drejtor Ekonomik. Ky rast, tregon se Babloku i mbledh vetë hajdutët e të korruptuarit, duke u dhënë poste të larta në qeveri, polici, tatime, dogana, shëndetësi, arsim, madje i bën deputetë, ministra dhe i mbron kur vjedhin, ndërsa pasi arrestohen thotë: – Përgjegjësia është personale, qeveria dhe PS-ja nuk bëhen mburojë për askënd

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #partiasocialiste #spak #drejtor #ekonomi #oshee #alqibllako #bablok #shqiperia #kosova

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In