Politike21 Qershor 2022, 22:57

Berisha-Meta plan për të shkrirë foltoren me LSI? Bardhi: Presidenti të kërkojë falje, partia e tij ka përfituar në kurriz të PD

Shkruar nga Pamfleti
Berisha-Meta plan për të shkrirë foltoren me LSI? Bardhi:

Bashkëpunimi mes PD-së dhe LSI-së me në krye Ilir Metën, është i pranueshëm sipas Gazment Bardhit pas një kërkesë faljeje nga ana e presidentit, por një shkrirje mes dy partive kurrsesi nuk mund të ndodhë sipas deputetit demokrat.

Shefi i kabinetit të Presidentit, Edmond Panariti, në një intervistë u shpreh se Ilir Meta pas 25 korrikut synon të shkojë përtej LSI. Ai dha sinjale se Meta kërkon që të marrë frenat e të gjithë frontit opozitar, ndërsa aludohet se mund të kemi një shkrirje të foltores me LSI.

Bardhi tha në “Topa Story” se LSI-ja është  rritur në dëm të PD-së dhe një shkrirje e supozuar mes PD-së dhe LSI-së do të ishte për llogari të interesave të Metës. Bardhi shtoi se nuk beson që Meta është i ndryshëm nga Rama për mënyrën se si e ka qeverisur Shqipërinë në 30 vite.

Ajo që unë besoj është që LSI-ja është rritur në dëm të PD-së. Unë besoj tek bashkëpunimi I faktorëve opozitar por jo tek shkrirja e PD-së për llogari të interesave të Ilir Metës apo LSI-së. Ata duhet të bëjnë betejën e tyre ndaj Ramës duke e nisur me një ndjesë. Me këtë ndjesë mund të shihet një bashkëpunim mes PD-së dhe LSI-së por kurrsesi të bashkohen. Nuk besoj që Meta është I ndryshëm nga Rama për mënyrën se si e ka qeverisur Shqipërinë në 30 vite”, tha Bardhi.

Politike 3berisha Bardhi Meta