Dosja e zezë11 Qershor 2022, 09:58

Berisha, Meta, Rama & Co janë bashkë, edhe në burg bashkë do shkojnë

Shkruar nga Pamfleti
Berisha, Meta, Rama & Co janë bashkë, edhe në burg

Berisha, Meta, Rama & Co janë bashkë, edhe në burg bashkë do shkojnë

Fantazmës që tremb shqiptarët, po i çirret maska, se ai model ka dalë mode në Ballkan, që kur Amerika është deklaruar publikisht për drejtësi shoqërore këtej.

Shkruan Sokol Pepushaj

Ministrat janë të pasur, si Edi Rama; politikanët idiotë, si Edi Rama; pushtetarët hajdutë, si Edi Rama. Kryeministri i fundit, Rama, është fiks si  kryeministri i parë, Meksi, hajdut; ky është oipinioni këtej nga jetojnë të vjedhurit.

Edhe Presidenti i fundit Ilir Meta, fotokopje me ngjyra e Presidentit të Parë Sali Berishës është; arrogant, pasanik, i urryer, prandaj, nuk ka logjikë tjetër përveçse, në burg do ta kalojnë jetën.

Asgjë s’ka ndryshuar në 32 vitet e fundit, përveç pasurive. Ato u rriten në propocion me pushtetin mbi ata që dikush i mban për dele; dikush për kokëpalarë e dikush për skllevër.

Kur magazinohet hashash për shembull, është i mirë fitimi, se punëtori paguhet pak e cilësia është e lartë, krahasuar me Europën. Se me Europën e kemi rrugën, s’kemi tjetër kalim. Kur na kishte futur në Europë me gomone Sali Berisha, përmes kanalit të Otrantos, kishte më shumë lekë se kur ata na thanë, ejani shqiptarë, ju liberalizuan vizat…

Kështu e ka integrimi. Dikush orienton mendimet e qëllimet, dikush tjetër i heton, por dikush edhe i korrigjon.

Në këtë absurditet, me para bëhen ata që nuk i shkon askujt mendja. Ja, të marrim pak në vëmendje atë, kryeministrin e para 30 viteve.

Ata që e kanë harruar, Aleksandër Meksin, u kujtojmë se është bërë pasanik i madh, i rangut të sheikëve arabikë.

Kryeministri i parë qenka si ky i fundit, pasanik.

Megjithatë, kryeministri i fundit nuk është i qetë, se i duhet sa për aparencë, të shtiret sikur do kapë “Peshqit” e mëdhenj, sikur po e kërkon integrimin dhe transparencën e pasurive.

Kështu mashtron e shtyn ditët Babloku.

Edi Rama bën sikur s’ka frikë as SPAK-un, as opozitën, as ndërkombëtarët. Në fakt ka të drejtë, e ka “zënë gjaku” dhe ka mbetur tek vendi i krimit pasi ka vjedhur shumë.

Prandaj ngjan si jo normal. Mes luksit të jetesës dhe shëtitjeve të familjes si mbret, nuk e ka për gjë të bëjë llogaritë e kursimeve edhe pas vdekjes.

Kur të vdesë Edi Rama, do ta paketojnë cullak, në një qefin të bardhë, për të kursyer rroba, dhe do e ngulin vertikalisht, në këmbë, për t’i lënë Atdheut dy metër tokë më shumë.

Po në të gjallë kryeministri nuk është as aq i ndjeshëm as aq fukara.

Megjithëse rrogën e ka shumë më të vogël se çdo punëtor emigrant në Paris, ai kursen. Po, këtej ngjan që çdo rrogë nga zyrat “kap ç’të kapësh”, është e bereqetshme. Vërtetë familjarisht mund të firmosësh për 4000 dollarë në muaj, por ato të mjaftojnë të konsumosh 10 000 e të teprojnë 50 000.

Ja pra, ngjashmëria mes të varfërve, që i bie të jenë gjithë shqiptarët, shpjegohet me ngjashmërinë mes të pasurve, që janë gjithë zyrtarët.

Sali Berisha ‘non grata’ prej një viti, ku dallon nga Sali Berisha ‘burrë shteti’ para ca vitesh?

S’ka ndryshim, përveçse nuk vete në Amerikë, e shkon e bën pallë në Dubai.

As Edi Rama kryeministër sot, s’do ketë ndryshim fare, po fare ama, nga Edi Rama kur të marrë ‘non grata’ si Saliu. Thjeshtë, do jetë pa Yuri Kim në Krah e pa Amerikën.

Pra kemi dy pamje; njëra tremb shqiptarët, tjetra tremb ata.

Kësaj fantazmës që tremb shqiptarët, po i çirret maska, se ai model ka dalë mode në Ballkan, që kur Amerika është deklaruar publikisht për drejtësi shoqërore këtej.

Sot shqiptarët kanë “çimentuar” perceptimin se 4 Klanet Mafioze që komandojnë 20 familjet kriminale janë identifikuar, se  Berisha, Meta, Rama, Nano janë bashkë, e do burgosen bashkë./Pamfleti

Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare Edi Rama Ilir Meta Sali Berisha Sokol Pepushaj