Aktualitet 5 Qershor 2018, 17:00

Berisha-Meta të tmerruar, përgjues në shtëpitë Bujar Nishanit, Gjin Gjonit dhe Adriatik Llallës

Shkruar nga Pamfleti
Berisha-Meta të tmerruar, përgjues në shtëpitë Bujar

Berisha-Meta të tmerruar, përgjues në shtëpitë Bujar Nishanit, Gjin Gjonit dhe Adriatik Llallës

Dy kokat e politikës shqiptare të llahtarisur nga ‘zbërthimi’ i ushtarëve të tyre nëpërmjet përgjimeve në ambiente intime, tradhtohen edhe nga Visho Lika

 

Sali Berisha dhe Ilir Meta, dy kokat e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, janë të tmerruar nga përgjimi dhe survejimi i ushtarëve të tyre, me të cilët kanë kontrolluar drejtësinë që po shembet.

 

Ditët e fundit Sali Berisha dha alarmimin për survejimin dhe përgjimin e Lulzim Bashës, por tmerri i vërtetë i tij dhe i Ilir Metës, është përgjimi i Bujar Nishanit dhe Adriatik Llallës.   

 

 

Me anë të kësaj dysheje, Berisha dhe Meta kanë mbajtur nën kontroll sistemin e drejtësisë, për të mbrojtur pasuritë e vjedhura dhe për ta përdorur si kamxhik ndaj kundërshtarëve.

 

Tashmë drejtësia po kalon në duart shqiptarëve dhe amerikanëve, ndërsa ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është arratisur në Gjermani për t’i shpëtuar burgut, kurse Bujar Nishani është katandisur duke kakarisur herë pas herë në Facebook.

 

Dyshja Nishani-Llalla konsiderohej si çelësi për të zbërthyer kapjen mafioze të drejtësisë dhe më pas të politikës dhe të ekonomisë nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

 

Për këtë arsye, Nishani dhe Llalla janë përgjuar në të gjitha ambientet e mundshme, ku mund të flisnin për dy kapot e tyre, Berisha-Meta.

 

Bujar Nishani ka pranuar vetë se është përgjuar, ndërsa ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, edhe pse ishte vetë komandat i përgjimeve, i janë regjistruar orë të tëra bisedash kompromentuese.  

 

Për këtë çështje, Bujar Nishani ka deklaruar: “E kam deklaruar publikisht disa herë në mënyrë shumë serioze, që jeta ime private dhe e familjarëve të Presidentit ka qenë nën survejim dhe nën përgjim. Kjo është një çështje që në kontekst raporti institucional është shumë serioze”.

 

Pre e përgjimeve ka rënë edhe ‘peshku i madh’ i drejtësisë Gjin Gjoni, për të cilin në rrethet mediatike dhe politike thuhet se amerikanët ia kanë bërë letrat gati, ashtu siç ia bënë Adriatik Llallës.

 

Gjin Gjonit i kanë vënë përgjues nëpër shtëpitë e shumta që ka. Gjin Gjoni e ka shprehur këtë shqetësim në një portal të Shkëlzen Berishës.  

 

Gjin Gjoni është ankuar se është përgjuar edhe gjatë një konference për shtyp: “Meqë, z. kryeministër pretendon se nuk ka gjë personale me mua si shpjegohet që pa asnjë vendim gjyqësor më vë nga mbrapa një dyzinë njerëzish të njësisë operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për të më mbajtur në vëzhgim duke më vënë sinjalizues apo mjete të tjera në makinën time dhe ambiente të tjera, si të isha një kriminel”.

 

Megjithatë, Sali Berisha dhe Ilir Meta më të shqetësuar janë mbi përmbajtjen e bisedave të përgjuara të Adriatik Llallës, i cili duke patur edhe një natyrë naive, mund të ketë folur drejtpërdrejt për pisllëqet e dyshes së krimit dhe korrupsionit në Shqipëri.

 

Nuk përjashtohet mundësia që Adriatik Llalla të kthehet si i penduar i drejtësisë në Shqipëri.

 

Paranoja dhe makthi i përgjimeve ka pushtuar prej kohësh Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët i kanë udhëzuar ushtarët e tyre të falsin vetëm me kode. Ky makth është shtuar pas largimit të Visho Ajazi Likës nga kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror.

 

Edi Rama e çoi Visho Likën ambasador me kërkesë të disa segmenteve ndërkombëtare.

Ky afrim i Edi Ramës me Visho Likën, ka shtuar dyshimet tek  Berisha dhe Meta, se Visho Lika i ka tradhtuar dhe po punon për krahun tjetër. /Pamfleti

Kryesore Berisha-Meta të tmerruar Gjin Gjonit dhe Adriatik Llallës përgjues në shtëpitë Bujar Nishanit