Politike17 Shkurt 2022, 12:30

Berisha: Ministra, prokurorë dhe gjyqtarë në përgjime me mafian; policia belge theu kodin e komunikimeve të kriptuara

Shkruar nga Pamfleti

Berisha: Ministra, prokurorë dhe gjyqtarë në përgjime me mafian; policia belge theu kodin e komunikimeve të kriptuara

Jashtë dyerve të Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha zbardhi të tjera detaje nga denoncimi i tij se janë zbuluar bisedat e bandave me politikanët shqiptarë.

Berisha tha se agjencitë ligjzbatuese në Itali, Belgjikë, Francë e Gjermani kanë zbuluar një aplikacion që përdornin bandat shqiptare me qeveritarët shqiptarë për komunikime të fshehta.

“Hetimi i fundit i kryer nga disa shtete, Itali, Belgjikë, Gjermani, Francë, pas zbulimit të një aplikacioni që përdornin bandat shqiptare dhe qeveritarët shqiptarë për komunikime të fshehta, themelet e narko shtetit po dridhen si në një tërmet. Ju garantoj se në ato përgjime, ka emra ministrash, drejtorësh, prokurorësh, gjykatësish, e shumë të tjerë. E mirëpres si një zhvillim shumë të rëndësishëm në betejën kundër narkoshtetit.

Ju bëj thirrje këtyre agjencive për një hetim të pavarur, sikundër i bëj thirrje antimafias italiane në një akt mbështetje dhe ndihme kundër bashkëpunimit transatlantik të mafias të hetojë me të gjithë potencialet e saj aferën e inceneratorëve në Shqipëri. Këtu është bërë korrupsioni ligj, transparenca është bërë përjashtim. Vetëm protestat e zgjidhin këtë. Do të fillojmë sa më shpejt që ta gjykojmë të arsyeshme. Protestat për Portin dhe inceneratorët do të jenë më të fuqishmet që ka njohur vendi”, tha Berisha.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
I pyetur se “Cilët janë personat që kanë lidhjen me zyrtarët e shtetit?”, Berisha u shpreh se “Janë emra ministrash, në të gjitha nivelet, nuk i kam emrat, por ju siguroj që janë kështu siç them unë. Thirrja ime për këto agjenci është që të bëjnë hetim të pavarur”.

 

Politike Mafia Ministër prokuror Sali Berisha